|
|
Valentin Veizi është një prej kompozitorëve më të sukseshëm në Shqipëri, disa herë fitues çmimesh kombëtare dhe ndërkombëtare. Valentin Veizi fitoi dy herë rrjesht Festivalin Kombëtar në vitet 1996 dhe 1997 me këngë të kënduara nga Elsa Lila.
VEPRIMTARIA Midis viteve 1984 dhe 1989 Veizi sherben si profesor muzike ne Gjimnazin e Beratit. Ne Mars te vitit 1984 Valentini ben hapat e para ne krijimtarine e tij muzikore me disa kenge te transmetuara ne RadioTelevizionin Shteteror. Per here te pare ne skene paraqitet ne "Koncertin e Pranveres" te vitit 1995 me kengen "Ne dhe Deti". Nje vit me vone Valentini fiton vendin e dyte ne Festivalin e Kenges me "Erdhi Pranvera" te kenduar nga Kozma Dushi. Ne vitet ne vijim Valentini merr pjese ne konkurse te ndryshme dhe prezanton Shqiperine sukseshem ne disa veprimtari nderkombetare. Ai do te drejtonte artistikisht "Ansamblin e Kengeve dhe Valleve" ne konkurimin ne Stamboll te Turqise. Gjate viteve 1990-1993 Valentini drejton Sksionin e Muzikes ne qytetin e Beratit. Ai eshte edhe Drejtori Artistik i aktivitetit muzikor te ketij qyteti. Gjate viteve 1994-1996 Veizi punon si specialist i muzikes per Institutin e Folklorit dhe merr pjese aktive ne festivale te ndryshme te muzikes popullore, nder te cilet edhe i mirnjohuri "Festivali Folklorik i Beratit". Nderkohe ai vazhdon te shkruaje kenge te muzikes se lehte si dhe muzike per drama dhe komedi, Simfoni per Orkester, etj.
Gjate vitit 1996 ai zbulon zerin e Elsa Liles dhe e terheq kengetaren e re nga skena e Festivalit te Femijeve per ne skenen e madhe te Festivalit Kombetar. Aktiviteti i palodhur muzikor i Valentin Veizit njihet dhe shperblehet plotesisht ne "Fest '96" kur ai fiton bujshem vendin e pare me kengen "Pyes Lotin" te kenduar nga Elsa Lila. Suksesi i duos Veizi/Lila do te perseritet nje vit me vone me kengen "Larg Urrejtjes" e cila gjithashtu rremben vendin e pare ne 'Fest '97"
Me kengen "Mall" te kenduar po nga Elsa Lila, Veizi hyn ne Finalet e konkurimit "FIDOF" ne Los Angeles, Kaliforni. Nderkohe Valentini jeton prane Boston, Massachusetts ne Shtetet e Bashkuara me bashkeshorten Pranvera Veizi (artiste e trupes se Estrades se Beratit) dhe femijet Erli dhe Debora. Se shpejti pritet dalja e nje albumi me kenget me te mira te krijimtarise se tij, i titulluar "MALL". SHUMË SHPEJT DO MUND TE BLENI ALBUMIN "MALL" NE FAQET E SHQIPËRIA.COM |
Faqe në rrjetin tonë: ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara. Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa |