PDIU Fituan te gjithe kandidatet tane

PDIU: Fituan te gjithe kandidatet tane

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet e quan një rezultat spektakolar atë të 21 qershorit, ku konfirmon se të gjithë kandidatët e PDIU-së brenda koalicionit të Aleancës për Shqipërinë Evropiane dolën fitues.



“Rezultati i Peqinit është spektakolar dhe tregues se votuesit e kandidatit tonë ishin të të gjitha partive”, theksoi PDIU. Cilësia e kandidatëve ishte përcaktuese e suksesit të ri elektoral, thuhet në njoftimin e PDIU-së, duke u konfirmuar si një ndër partitë kryesore në vend.



“PDIU përgënjeshtroi gjithë kasandrat brenda dhe jashtë vendit, me rezultatin e arritur. Ajo u konfirmua si partia e bashkimit të shqiptarëve mes vetes, pavarësisht fesë së tyre, të shqiptarëve me pakicat etnike dhe kjo ishte përgjigja më e mirë për gjithë ata që donin ta asocionin partinë tonë me parti imagjinare naziste apo fashiste të së shkuarës.

 

Trendi i votave në këshillat bashkiakë tregon po ashtu një rritje të konsiderueshme! Për t’u veçuar rezultati i lartë i Peqinit nga kandidati ynë i përbashkët brenda ASHE-së, Saimir Hasalla. Me këtë rezultat PDIU konfirmoi se ajo di të bashkojë shqiptarët pavarësisht përkatësisë së tyre partiake, rreth një kandidati të shkëlqyer dhe një oferte elektorale cilësore”, thuhej në njoftim.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama