1) në fazën e parë, të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm për procedurën e para-regjistrimit (dokumentet do të dorëzohen personalisht nga të interesuarit pranë Ambasadës Italiane, duke caktuar takim nga data 4 deri në datën 20 qershor 2012) për të sjellë dokumentacionin duhet fiksuar një takim me anë të programit “Prenoto online” të faqes internet të kësaj Ambasade;
2) më pas, nga data 1 deri në datën 31 korrik, do të dërgohet përmes postës Albanian Courier, Dëftesa e Pjekurisë (ose Diploma universitare në rastin e regjistrimit në +2) dhe dokumentacioni i nevojshëm për vizën për studim/universitet. Ambasada Italiane do t’u lëshojë vizën studentëve sapo të ketë përfunduar vlerësimi i dokumentacionit dhe do t’i dorëzojë të interesuarve (gjithmonë përmes Albanian Courier) pasaportën dhe dokumentet e legalizuara.
FAZA E PARË: PARAQITJA E KËRKESËS PËR PARA-REGJISTIRMIN
Studentët që dëshirojnë të fillojnë procedurën e para-regjistrimit, duhet të caktojnë një takim pranë Ambasadës Italiane përmes shërbimit Prenoto Online, të kësaj faqeje internet, duke zgjedhur shërbimin “Regjistrimet Universitare”. Takimi mund të caktohet edhe përmes call center-it, në numrat 0900 404 3000 (nga telefonat fiks) dhe 0900 404 4000 (nga telefonat celularë). Takimet mund të caktohen nga data 4 deri në datën 20 qershor 2011.
Studentët duhet të paraqiten në datën e takimit me dokumentacionin e mëposhtëm:
formulari i regjistrimit (modello A) tërësisht i plotësuar por i pa firmosur, në origjinal dhe 2 fotokopje.
Tërhiqet vëmendja e studentëve mbi faktin se në kërkesë duhet të shënohet qartësisht vetëm një degë universitare, që nuk do të mund të ndryshohet më pas.
Lista e të gjithë degëve mund të konsultohet në adresën http://www.studiare-in-italia.it/studentistranieri/ .
formulari i autentikimit të fotografisë, tërësisht i plotësuar por i pa firmosur, në origjinal dhe 2 fotokopje.
Dëftesa e Pjekurisë dhe Certifikata e Maturës Shtetërore, në origjinal dhe 2 fotokopje. Studentët që nuk zotërojnë më Dëftesën origjinale do të dorëzojnë një Vërtetim me rezultatet e të gjithë viteve. Studentët që kanë marrë Dëftesën e Pjekurisë para vitit 2011 duhet të sjellin edhe certifikatën e Maturës Shtetërore (ose, nëse do ta marrin në verën e 2012-ës, një kopje të formularit të regjistrimit në provime).
Studentët e regjistruar në vitin e fundit, që do të marrin Dëftesën në verën e 2012, do të paraqesin një Vërtetim Notash, me notat e tre viteve të para dhe të semestrit të parë të vitit të fundit. Dëftesa përfundimtare do të dorëzohet në Ambasadë përpara lëshimit të vizës.
Studentët që dëshirojnë të regjistrohen në kurset e ciklit të dytë (Laurea Magistrale) duhet të dorëzojnë Diplomën universitare, listën e provimeve dhe programin e detajuar për çdo provim. Studentët e regjistruar në vit të fundit të sistemit trevjeçar, që do te marrin Diplomën brenda verës së vitit 2012, duhet të dorëzojnë një Vërtetim me provimet e dhëna. Diploma përfundimtare do të dorëzohet në Ambasadë përpara lëshimit të vizës.
VINI RE: dokumentet e lëshuara nga institucionet shqiptare duhet të jenë të legalizuara.
Dokumentet e shkollës së mesme duhet të vulosen pranë Drejtorisë Arsimore Rajonale dhe pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Më pas, dokumentet duhet të apostilohen pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të përkthehen në gjuhën italiane nga njëri prej përkthyesve të betuar.
Ndërsa dokumentet universitare duhet të vulosen pranë Rektoratit, të apostilohen nga Ministria së Punëve të Jashtme dhe më pas të përkthehen në gjuhën italiane nga njëri prej përkthyesve të betuar.
Fotokopje e Certifikatës së gjuhës italiane të nivelit B2 të lëshuar nga Universiteti për të Huajt të Perugia-s (CELI), nga Universiteti për të Huajt të Sienës (CILS) dhe Universiteti Roma 3 .
Fotokopje e pasaportës.
2 fotografi për dokument
Dokumentacioni duhet të dorëzohet në zarf, ku duhet të shënohen:
Emri dhe mbiemri i studentit
Universiteti, Fakulteti, Dega e studimit
Numri i telefonit (celular dhe telefon fiks)
Adresa e postës elektronike (e-mail)
KUJDES: studentët që nuk kanë mbushur moshën madhore duhet të jenë të shoqëruar nga të dy prindërit ditën e paraqitjes së dokumentacionit. STUDENTËT DUHET TË PLOTËSOJNË TË DHËNAT PERSONALE MBI ZARF DHE FORMULARËT ME SHKRONJA KAPITALE DHE ME GRAFI TË LEXUESHME
FAZA E DYTË: DËRGIMI I DOKUMENTACIONIT PËR KËRKESËN E VIZËS
Nga data 1 deri në datën 31 korrik, studentët që kanë bërë kërkesën për para-regjistrim, duhet t’i dorëzojnë Ambasadës Italiane, përmes Albanian Courier, Dëftesën e Pjekurisë ose Diplomën universitare të apostiluar (nëse nuk janë dorëzuar në fazën e parë) si dhe dokumentacionin e nevojshëm për lëshimin e vizës. Në fazën e dytë nuk do të jetë e nevojshme që studentët të paraqiten personalisht në Ambasadë: të interesuarit do të dorëzojnë në zarf dokumentacionin e nevojshëm përmes zyrës më të afërt të Albanian Courier.
Dokumentet që duhet të dorëzohen janë:
1) Nëse nuk është dorëzuar gjatë para-regjistrimit Dëftesën e Pjekurisë apo Diplomën Universitare te apostiluar në Ministrinë e Jashtme dhe të përkthyer nga një përkthyes i betuar.
2) Formulari për kërkesën e vizës, tërësisht i plotësuar dhe firmosur, me një fotografi të bashkëngjitur.
3) Deklaratë mbi të dhënat personale, të plotësuar me datë e firmë;
4) Pasaportë e vlefshme mbi tre muaj pas skadencës së vizës së kërkuar; kopje e faqes së pasaportës me të dhënat personale;
5) Deklaratë për vendbanimin në Itali:
- në rast qëndrimi pranë një personi privat:
deklaratë strehimi për periudhën 24.08.2012-31.01.2013, fotokopje e dokumentit të identitetit me firmë (p.sh. nëse është shtetas i huaj: lejen e qëndrimit (permesso di soggiorno) ose faturat e rinovimit; nëse është shtetas i BE-së, pasaportën ose kartën e identitetit);
- në rast qëndrimi pranë enteve apo institucioneve fetare:
deklaratë strehimi nga institucioni dhe një fotokopje e dokumentit të identitetit me firmë të ftuesit:
- në rast qëndrimi në hotel: prenotim hoteli për qëndrim jo më të shkurtër se një muaj.
6) Sigurim shëndetësor për udhëtim i vlefshëm nga data 24.08.2012 deri më 31.01.2013, (në dy kopje):
7) Faturë bankare: deklaratë origjinale nga një bankë italiane në Shqipëri që të vërtetojë derdhjen e pakthyeshme në favor të vetë studentit, me vlerë 4.500 euro. Banka duhet të deklarojë transferimin e kësaj depozite në filialet e saj në Itali. Shuma e depozituar mund të zhbllokohet vetëm nëse Ambasada Italiane deklaron se: të interesuarit i është refuzuar viza për studim/universitet; i interesuari ka hequr dorë nga kërkesa për vizë.
Nëse studentët plotësojnë kërkesat e parashikuara nga normativa, Ambasada Italiane do të lëshojë vizën për studim/universitet.
Sipas dispozitave të reja ministrore, ndryshe nga vitet e kaluara, Universitetet nuk do t’i konfirmojnë përfaqësive diplomatike pranimin e studentëve; vizat për studime universitare do të lëshohen pa këtë konfirmim (për tu informuar mbi pranimin, studentët duhet t’i drejtohen direkt universiteteve)
Pasaportat do t’u kthehen të interesuarve përmes korrierit postar Albanian Courier, bashkë me dokumentacionin origjinal që studentët duhet të paraqesin pranë Universitetit ne Itali. Për ridorëzimin e dokumenteve, studentët duhet t’i paguajnë korrierit një tarifë prej 198 lekësh nëse banojnë në Tiranë dhe 300 lekësh (përfshirë TVSH) nëse banojnë në qytete të tjera.
Procesi i ridorëzimit të pasaportës dhe dokumentacionit të legalizuar do të kryhet brenda muajit gusht 2012 dhe vizat për studim/universitet do të jenë të vlefshme nga data 24 gusht deri më datën 31 janar 2012.
KUJDES: Këto informacione janë të vlefshme vetëm për juridiksionin e Zyrës Konsullore të Ambasadës Italiane në Tiranë, pra për banorët e qyteteve të mëposhtme: Tiranë, Durrës, Kavajë, Peqin, Elbasan, Gramsh, Librazhd, Bulqizë, Mat, Krujë, Kurbin, Pogradec, Korçë, Devoll dhe Kolonjë.
Studentët që nuk janë me vendbanim në këto rrethe duhet t’i drejtohen Konsullatës së Përgjithshme Italiane në Vlorë ose Konsullatës Italiane në Shkodër.
Ku mund të mësoni më tepër
Teksti i plotë i udhëzimeve (2011-2014) dhe lista e të gjithë degëve mund të konsultohen në adresën http://www.studiare-in-italia.it/studentistranieri.