Pas një sezoni zhgënjes, Çelsi ka filluar të bëjë kthesë në fund edicioni. Blutë e Londrës fituan lehtësisht 1-4 në transfertë ndaj Bounemouthit. Belgu Eden Hazard gjeti dy herë rrugën e rrjetës dhe kjo ishte një befasi në këtë ndeshje pasi ky futbollist nuk shënonte prej më shumë se një viti. Golat e tjerë u realizuan nga Pedro dhe Uillian.
Ndërkohë Liverpuli barazoi 2-2 ndaj Njukasëllit. Sturridge dhe Lallana ishin autorët e golave për vendasit, por Cissse dhe Colback vendosën barazpeshën duke bërë që të ndajnë nga një të dyja ekipet.
Mançester Siti i Pelegrinit ka mundur me rezultatin e thellë 4-0 Stoke Sitin.
Dy gola në pjesën e parë nga Fernando (35') dhe Aguero (43') me 11 metërsh dhe dy të tjerë nga Ihenaço në të dytën kanë qenë të mjaftueshme për Sitin për të marrë tri pikë që e kthejnë në vendin e tretë në pritje të takimit të Arsenalit nesër pasdite.