Çfare dime per projektin e Stadiumit te ri Arena Kombetare Exit Shpjegon

Çfarë dimë për projektin e Stadiumit të ri Arena Kombëtare  Exit Shpjegon

Stadiumi aktual Qemal Stafa dhe toka e tij është në pronësi të kompanisë "Qendra Spotive Kuq e Zi sha" (QSKZ), kompani e përbashkët mes Federatës Shqiptare të Futbollit (75 për qind) dhe qeverisë (25 për qind), e cila ka organizuar edhe proçedurat e zhvillimit dhe tenderimit për ndërtimin e ri.

Stadiumi i ri, i titulluar Arena Kombëtare, do të ndërtohet si bashkëpunim publik-privat: një kompani private do të ndërtojë me financimin e saj stadiumin, dhe si shpërblim asaj do t'i jepet në pronësi e gjithë pjesa tregtare (restorante, kafe, etj.) e stadiumit dhe një kullë e lartë në cep të stadiumit për çfarëdolloj përdorimi që ajo dëshiron.

Tenderi ndërkombëtar për "projektimin, prishjen, financimin dhe ndërtimin" e stadiumit të ri u zhvillua në 29 shkurt 2016. Në të paraqiti ofertë vetëm një kompani e cila u shpall fituese--kompania fierake Alb-Star shpk.

Projekti i propozuar nga Alb-star është hartuar nga arkitekti i Italian Marco Casamonti.

Sipas Kryeministrit, investimi do të jetë 50 milionë euro. Nuk është e qartë nëse kjo shifër përfshin vetëm pjesën e stadiumit apo edhe kullën private në pronësi të Alb- Star.

Nuk është e qartë nëse ndërtuesi do të bëje edhe investimin në aparatura, pajise dhe infrastrukturën e nevojshme për funksionimin e stadiumit apo vetëm të pjesës së ndërtimit.

Mbas përfundimit, Federata Shqiptare e Futbollit, përmes QSKZ-së, do të ketë në pronësi vetëm fushën e futbollit dhe 4 mijë metra katrorë për zyra.

Të gjitha hapësirat e tjera të stadiumit, përfshi gjithë mjediset që mbeten në trupin e stadiumit dhe kulla, e cila nga disa burime raportohet 17 kate e lartë, do të jenë në pronësi të kompanisë Alb - Star shpk.

Stadiumi nuk do të ketë pistë atletike apo për ndonjë sport tjetër, por vetëm infrastrukturë për futbollin.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama