Dy orë para momentit të hapjes së syve gjëndrat mbiveshkore nisin të prodhojnë kortizolin, hormonin e stresit, nivelet e të cilit arrijnë një pikë maksimale të përqendrimit në gjak mes orëve 08.00 dhe 10.00 të mëngjesit. Ky hormon na ndihmon për të përballuar stresin e rizgjimit. Ashtu sikundër ne, edhe trupi është i përfshirë në shumë aktivitete të përditshme, që ndryshohen vazhdimisht, shpesh pa dijeninë tonë: niveli i hormoneve që ngjitet dhe zbret, ndryshimi i temperaturës dhe tensionit, organe që në varësi të orës bëhen aktivë, apo pushojnë pak nga aktiviteti i tyre. Madje, në këtë ndryshim të madh përfshihet edhe gjatësia e trupit.
Në zgjim jemi disa milimetra më të gjatë, sepse pozicioni horizontal që kemi gjatë orëve të natës u ka dhënë mundësi vertebrave që të çlodhen dhe të rihidratohen e kësisoj ato kanë krijuar distancë njëra nga tjetra. Në shumë raste këto ndryshime të vogla, apo të mëdha ndjekin një ritëm të caktuar gjatë 24 orëve. Jeta në tokë i është përshtatur ndryshimit të orëve dhe këmbimit të ditës me natën brenda 24-orëshit, i është përshtatur dritës dhe errësirës dhe është e pamundur që organizmi ta injorojë një ritëm të tillë të përcaktuar që nga zanafilla, por që për arsye të ndryshme ndryshon herë pas here.
Por nuk bëhet fjalë për ndryshime drastike. Po ta vëzhgosh nga afër dhe së brendshmi trupin tonë zbulojmë se në mëngjes herët temperatura është shumë e ulët, rreth 36 gradë Celsius. Të ulëta janë edhe ritmet e rrahjes së zemrës, presioni arterial. Të gjitha këto nisin të ndryshojnë dhe të rriten me vënien tonë në lëvizje. Në mëngjes, jemi ende nën efektin e acetilocolinës, një molekulë e sistemit nervor parametrik, e cila është aktive, kryesisht gjatë natës: vazot e gjakut janë më të mbyllura dhe gjaku rrjedh shumë ngadalë dhe ka tendencë që të koagulohet shpejt. "Goditja" e rizgjimit ndihmohet nga adrenalina që vë në punë aparatin kardiovaskular. Kjo lloj mënyre funksionimi bën të mundur shtimin e mundësisë dhe probabilitetit për infarkte apo iktus.
Po le të rikthehemi te trupi që në mëngjes pak nga pak nis të funksionojë: metabolizmi aktivizohet dhe temperatura trupore nis të ngrihet, ndërkohë që aparati tretës ndodhet në kulmin e punës. Edhe përgjumja dhe ai lloj hutimi që na ka shoqëruar gjatë fazës së parë të ngritjes nga gjumi zhduket dalëngadalë dhe ne jemi në zotërim të të gjithë aftësive tona intelektuale dhe të aftësisë thithëse të trurit. Por performanca e trurit nuk varet vetëm nga momenti i ditës, por edhe nga variable të tjera të tilla si sasia e orëve të gjumit të natës, vakti i fundit i të ngrënit. Mendohet se temperaturat më të larta e përshpejtojnë funksionimin e trurit, duke përshpejtuar transmetimin e sinjaleve nervore. Nga ora një e drekës, stomaku nis të "ankohet". Është ora e vaktit të drekës. Në të vërtetë, orari i vakteve nuk varet nga një orë biologjike e brendshme më tepër sesa është nevojë biologjike e organizmit.
Ky i fundit përmes mëngjesit e ka të nevojshme të rifitojë energji, përmes drekës rikuperon forcat, ndërsa përmes darkës mbush stomakun për të shkuar më pas në gjumë i qetë. Në rast se vaktet janë të rregullta, janë pikërisht ato që u përcaktojnë kohën disa funksioneve si: sekretimi i hormonit grelina nga ana e stomakut, që ndodh rreth 30 minuta para orës së zakonshme të drekës, apo të darkës. Qëllimi i tij është përgatitja e trurit, mëlçisë, veshkave dhe pankreasit për procesin e tretjes. Pas të ushqyerit, nivelet e grenalinës bien. Shpesh dreka akuzohet si gjumësjellëse, veçanërisht kur është një drekë më shumë e pasur me makarona, pra me karbohidrate. Një drekë e tillë sigurisht mund të sjellë një përgjumje të lehtë me një lloj humbje përqendrimi dhe fashitje të reflekseve. Kjo tendencë mund të varet nga një lloj lidhjeje e shkurtër mes dy proceseve të kundërta.
Nga njëra anë është mekanizmi i gjumit që si një kronometër, mat kohën që nga zgjimi. Sa më shumë që kalon koha, aq më i madh bëhet te ne "borxhi" i gjumit dhe ky mekanizëm e çon nevojën për të në nivele maksimale. Nga ana tjetër është një mekanizëm gatishmërie, që ndodhet në minimumin e tij rreth orës tre të natës për t‘u shtuar më pas me kalimin e orëve e për të arritur një pik gjatë orëve të paradites. Pikërisht ky mekanizëm kundërshton atë të përgjumjes. Pas mesditës, "borxhi" i gjumit është kaq i madh sa që shpesh e tejkalon tendencën për të ndenjur zgjuar. Për të kundërshtuar përgjumjen që shpesh na shoqëron pas ngrënies së vaktit të drekës, dikush këshillon bërjen e një pauze të shkurtër, e një pushimi që të jep mundësinë e rikuperimit të gatishmërisë, humorit dhe prodhimtarisë. Bëhet fjalë për pushime shumë të shkurtra 10-15 minutëshe.
Nëse do të flihet më shumë, të themi një orë, ose edhe më shumë rrezikojmë që të ndihemi më të lodhur e më të këputur se më parë. Duke filluar nga ora 14-15, organizmi regjistron edhe maksimumin e aktivitetit të tij dhe njëherazi të prodhimit të adrenalinës, molekula e sistemit nervor simpatik. Aparati kardiovaskular shfaq gjithë efikasmërinë e tij: vazot e gjakut janë të hapura ndaj fluksit të gjakut që qarkullon lirshëm, duke çuar një sasi të madhe oksigjeni në zemër. E njëjta gjë vlen edhe për rrugët ajrore dhe mushkëritë: pasdite merret frymë më lehtësisht. Pjesa e parë e pasdites është edhe momenti kur vihen re në shkallën e tyre më të lartë shqetësimet në mënyrën e të sjellit të karakterizuara nga agresiviteti.
Madje, sipas disa studimeve, ky është edhe momenti i ditës kur ndodh edhe numri më i madh i vetëvrasjeve. Sipas specialistëve, shkak për këtë është përsëri adrenalina, akumulimi i saj. Më pas, rreth orës 18-19, temperatura trupore, që ka qenë gjatë gjithë ditës në rritje, arrin pikun e saj, pra shkon në 36-37 gradë Celsius. Ndërkohë, shënohen edhe kulme të tjera të tilla si tolerancë ndaj dhimbjeve, fleksibiliteti muskulor, shpejtësia e reflekseve apo koordinimi motorik. Kur bie drita është momenti i pushimit dhe hipofiza nis të prodhojë hormonin e melatoninës, që ka në organizëm ndikime të ndryshme: tregon se kur është momenti për të fjetur, çon në një ulje të ngadaltë të temperaturës dhe stimulon kundërpërgjigjen imunitare dhe infeksioniste.
Për këtë arsye, nata është momenti kur organizmi mbrohet më mirë se ditën nga sëmundjet dhe infeksionet. Melatonina ka një kulm të saj rreth orës 3, më pas nis të bjerë, ndërkohë që rritet niveli i kortizolit. Gjatë natës aktivizohet edhe një molekulë tjetër: acetilkolina që siç e kemi parë, redukton ritmin e rrahjeve të zemrës dhe presionin arterial dhe ngushton mushkëritë. Për këtë arsye, krizat e astmës janë më të shpeshta gjatë orëve të natës. Ky moment është i keq edhe për kë vuan nga djegiet e stomakut, dhembjet e të cilave ndihen shumë për shkak të maksimumit të prodhimit të lëngjeve gastrite. Funksionimi tretës i stomakut reduktohet dhe tretja vetë është shumë më e ngadaltë. Edhe veshka prodhon shumë më pak urinë, por kjo sasi është shumë më e koncentruar.
Gjatë 24 orëve, funksionimi i trupit tonë nuk bën tjetër veçse ndryshon, ulet apo shtohet në varësi të ritmeve dhe orareve të mirëpërcaktuara. Pasja parasysh e këtyre lëvizjeve është thelbësore jo vetëm për të kuptuar më mirë fiziologjinë tonë, apo për të përmirësuar aktivitetin e përditshëm, por edhe për të përmirësuar diagnostikimin dhe për të përcaktuar terapitë. Që këtej lindin disiplina të reja si kronofarmakologjia, që synon gjetjen e një ekuilibri të drejtë mes kohëve të sëmundjes, atyre të ilaçeve dhe kohës që i duhet organizmit për ta tretur e konsumuar mjekimin, si dhe shmangia e efekteve anësore.
Një rezultat i rëndësishëm në kuadrin e kronofarmakologjisë është arritur nga Ora më e mirë për… • Të rruar mjekrën: Mëngjesi herët. Çdo burrë e di se në mëngjes nëse pritesh me brisk, ndërsa ruhesh, ka më pak hemorragji sesa në orë të tjera të ditës. Pikërisht për këtë arsye këshillohet që ky veprim të kryhet në mëngjes kur gjaku ka afërsi më të mëdha koagulimi. • 1`Të ngrënë një vakt të bollshëm: Në mëngjes, sepse kemi nevojë për energji dhe në këtë moment djegim më shumë kalori dhe e bëjmë në mënyrë më të efektshme në krahasim me pjesën tjetër të ditës.
Këtë e ka treguar edhe pionieri i kronobiologjisë, Franz Halberg, sipas të cilit nëse do të arrinim të konsumonim vetëm në mëngjes 2000 kalori, që supozohet se duhet të konsumojë një njeri gjatë ditës, mund edhe të dobësohemi. Nëse këtë sasi kalorish do ta konsumonim në darkë, atëherë do të shëndoshemi. • Të bërë palestër, ose të praktikuar një sport: Për shembull, hedhjen e harkut: më mirë në mëngjes herët, kur aftësia e përqendrimit është më e madhe. • Të caktuar një mbledhje të rëndësishme: Në prag të drekës, mes orëve 10-12 kur truri ndodhet në kulmin e aftësive të tij thithëse dhe përpunuese. Momenti më i keq për aktivitetet intelektuale është pasditja e hershme, mes orëve 14-15 kur kemi një përgjumje të lehtë. • Të shkuar në shkollë: Për fëmijët është shumë i mirë orari i mëngjesit për shkak të kulmit të aktivitetit intelektual.
Për adoleshentët, te të cilët kulmi është pak më i spostuar do të ishte mirë pasditja. • Të vrapuar, apo notuar: Pasdite, apo pasdite vonë. Pikërisht ky është momenti kur sistemi kardiovaskular dhe ai i rrugëve të frymëmarrjes janë në kulmin e efi kasitetit të tyre dhe temperatura e trupit është më e lartë. Kjo do të thotë që "makina" njeri është e ngrohtë dhe muskujt janë të gatshëm për të kryer aktivitet fi zik. Shumë rekorde sportive janë vendosur pikërisht në gara të zhvilluara në orët e pasdites vonë. • Të shkuar te dentisti: Pasdite, kur disa ilaçe kundër dhimbjes kanë efekt më të madh se gjatë orëve të tjera të ditës. • Të pirë një pije alkoolike: Pasdite vonë rreth orës 17-18. Mëlçia tret alkoolin më shpejt pasi dhe organizmi ynë e toleron më shumë. një ekip mjekësh gjermanë për sa i përket trajtimit të artritit reumatik me një ilaç kortizonik të dozuar në kohë, që pihet në orën 22, por që nis të japë efekt dhe të thithet nga organizmi në orën 3 të natës.
Këto lloj ilaçesh janë dhënë gjithmonë në mëngjes, duke qenë se ajo orë është edhe piku i hormoneve të kortizonit. Sot, pas kërkimeve shkencore, kemi zbuluar se pacientët me këtë lloj patologjie nuk e kanë pikun e këtij hormoni në mëngjes, por në orën 3 të natës. Përfundimi i studimit nënvizon qartë një fakt: njohja dhe administrimi i funksionimit të brendshëm, sipas orëve, të trupit tonë ndihmon jashtëzakonisht në një jetesë të shëndetshme, por edhe në një kurim të efektshëm të sëmundjeve.
Ora më e mirë për… • Të rruar mjekrën: Mëngjesi herët. Çdo burrë e di se në mëngjes nëse pritesh me brisk, ndërsa ruhesh, ka më pak hemorragji sesa në orë të tjera të ditës. Pikërisht për këtë arsye këshillohet që ky veprim të kryhet në mëngjes kur gjaku ka afërsi më të mëdha koagulimi. • 1`Të ngrënë një vakt të bollshëm: Në mëngjes, sepse kemi nevojë për energji dhe në këtë moment djegim më shumë kalori dhe e bëjmë në mënyrë më të efektshme në krahasim me pjesën tjetër të ditës.
Këtë e ka treguar edhe pionieri i kronobiologjisë, Franz Halberg, sipas të cilit nëse do të arrinim të konsumonim vetëm në mëngjes 2000 kalori, që supozohet se duhet të konsumojë një njeri gjatë ditës, mund edhe të dobësohemi. Nëse këtë sasi kalorish do ta konsumonim në darkë, atëherë do të shëndoshemi. • Të bërë palestër, ose të praktikuar një sport: Për shembull, hedhjen e harkut: më mirë në mëngjes herët, kur aftësia e përqendrimit është më e madhe. • Të caktuar një mbledhje të rëndësishme: Në prag të drekës, mes orëve 10-12 kur truri ndodhet në kulmin e aftësive të tij thithëse dhe përpunuese.
Momenti më i keq për aktivitetet intelektuale është pasditja e hershme, mes orëve 14-15 kur kemi një përgjumje të lehtë. • Të shkuar në shkollë: Për fëmijët është shumë i mirë orari i mëngjesit për shkak të kulmit të aktivitetit intelektual. Për adoleshentët, te të cilët kulmi është pak më i spostuar do të ishte mirë pasditja. • Të vrapuar, apo notuar: Pasdite, apo pasdite vonë. Pikërisht ky është momenti kur sistemi kardiovaskular dhe ai i rrugëve të frymëmarrjes janë në kulmin e efi kasitetit të tyre dhe temperatura e trupit është më e lartë. Kjo do të thotë që "makina" njeri është e ngrohtë dhe muskujt janë të gatshëm për të kryer aktivitet fi zik.
Shumë rekorde sportive janë vendosur pikërisht në gara të zhvilluara në orët e pasdites vonë. • Të shkuar te dentisti: Pasdite, kur disa ilaçe kundër dhimbjes kanë efekt më të madh se gjatë orëve të tjera të ditës. • Të pirë një pije alkoolike: Pasdite vonë rreth orës 17-18. Mëlçia tret alkoolin më shpejt pasi dhe organizmi ynë e toleron më shumë.
Gazeta Shqip