Çfare thone vertet meshkujt kur flasin?
- Botuar: 17 vite më parë
- Shkruar nga:
GJATË PREZANTIMIT TË PARË
Nëse thotë: Mund të takohemi dhe ndonjëherë tjetër?
Do të thotë: Mendoj që je vërtet e këndshme dhe do të doja të ta thosha qartë që të dalim përsëri, po kam frikë...
Nëse thotë: Je vërtet një vajzë e mirë!
Do të thotë: Nuk do të më shikosh më!
Nëse thotë: A do të jemi miq?
Do të thotë: Nuk je tipi im, por mund të më rregullosh ndonjë shoqen tënde?
Nëse të thotë: Do të të telefonoj!
Do të thotë: Kam vërtet ndërmend të të telefonoj, por kam frikë se ti mund të thuash po. Kështu do të dalim dhe gjithçka do të kthehet në një zhgënjim. Ose dhe më keq, nuk është aspak i tillë! Kështu duhet të hidhem në krahët e fejesës, martesës, fëmijëve?! Jo!
GJATË TAKIMEVE TË PARA
Nëse thotë: Po dalim së bashku.
Do të thotë: Kemi kaluar disa net së bashku dhe kemi bërë dashuri, por kjo nuk do të thotë se jemi të lidhur...
Nëse thotë: Po takohemi vazhdimisht.
Do të thotë: Po frekuentohet me ty dhe një tjetër..
Nëse thotë: Kemi shekuj pa u parë dhe kam menduar për ty..
Do të thotë: Nuk kam kryer marrëdhënie seksuale prej 3 muajsh
Nëse thotë: Duhet të dalim së bashku vetëm për vetëm?
Do të thotë: Kam frikë se po nuk i bëra gjërat përfundimtare, ti mund të dalësh me të tjerë…
Nëse nuk thotë asgjë për mundësinë për t\'u takuar..
Do të thotë: Nuk ka lindur asnjë lloj "shkëndije dashurie..."
KUR DO TË BËJË DASHURI
Nëse thotë: Është e treta herë që dalim së bashku, apo jo??
Dote thotë: Është vapë, apo e ndjej vetëm unë?
Nëse thotë: Mendon se është e vërtetë ajo që thonë për midhjet si afrodiziakë?
Do të thotë: Dua të bëj dashuri!
Nëse thotë: (gjatë orgazmës): Të dua!
Do të thotë: Dua atë gjënë fantastike që po bën tani!
Nëse thotë: Nuk jam i përshtatshëm për një histori të gjatë dhe serioze.
Do të thotë: Dua vetëm të bëjmë seks.
Nëse thotë: Sa të dashur ke pasur?
Do të thotë: Unë jam më i mirë, apo jo?
KUR ËSHTË SERIOZ
Nëse thotë: Më pëlqen vërtet!
Do të thotë: Po bie në dashuri me ty, por nëse ta them, nuk mund të kthehem më prapa.
Nëse thotë: "E fejuara", kur të referohet ty…
Do të thotë: Ti je ajo që i gatuan, i rregullon shtëpinë dhe që miqtë e tij nuk mund të provojnë me ty.
Nëse thotë: Je një grua e mrekullueshme!
Do të thotë: Je një grua e mrekullueshme!
Nëse thotë: Të dua!
Do të thotë: Më bën shumë të lumtur kur jemi bashkë. Mendoj se ti mund të jesh gjysma ime... Çfarë kupton nga fjalët e tua?
Nëse i thua (pas prezantimit): A e njeh këtë grup?
Ai kupton: Të dëshiroj tani..
Nëse i thua: Çfarë bën në jetë?
Ai kupton: A fiton mjaftueshëm për t\'u lidhur me ty?
Nëse i thua: Ish - i dashuri im është i marrë, vazhdon të më përndjekë...
Ai kupton: Jam ende e dashuruar pas ishtë dashurit tim.
Nëse i thua: Çfarë do të bëjmë të shtunën në darkë?
Ai kupton: Të dëshiroj, sot dhe përgjithmonë.
Nëse i thua (pasi keni bërë dashuri): Ishte vërtet shumë bukur!
Ai kupton: Ishte marrëdhënia më e mirë që kam pasur ndonjëherë. Ta bëjmë përsëri!
Nëse thotë: Ndoshta do të bënim mirë që të ngadalësonim paksa!
Do të thotë: Ndoshta do të bëje mirë që të ngadalësoje paksa!
Nëse thotë: Nuk e di çfarë dua!
Do të thotë: Nuk të dua ty!
Nëse thotë: Kam nevojë për hapësirë!
Do të thotë: Dua të ndahem nga ty, por nuk kam gjetur ende kurajën për të ta thënë qartë
SummerPages