Ky konkurs ka krijuar tashmë një traditë të mirë në vendin tonë, pasi nëpërmjet tij, pasi përmes tij vlerësohen emrat më të spikatur të letërsisë bashkëkohore dhe asaj të traditës. Ndryshe nga edicionet e mëparshme këtë vit ndarja e cmimeve është shtyrë për fundin e këtij muaji, apo fillimin e muajit shkurt. Kjo jo pa arsye. Pra ky do të jetë dhe viti që vec atyre që kanë bërë emër në fushën e letrave shqipe, do të vlerësojë dhe shkrimtarët e rinj. 9 çmimet do të vendosen dhe do të jepen nga një juri e specializuar, e cila kryesohet nga drejtori i bibliotekës kombëtare Aurel Plasari. Ndryshe nga vietet e tjera librat nuk janë dorëzuar më në MTKRS, por i janë dhënë direkt jurisë, e cila do të bëjë dhe vlerësimin e tyre. Gjithashtu juria po monitoron dhe botimet e në bibliotekën kombëtare nga ku vlerësohet dhe fondi më përfaqësues i letrave dhe botimeve shqiptare.