Çmimi i prostitutave
- Botuar: 17 vite më parë
- Shkruar nga:
Ish aktorja e Hollywoodit Heidi Fleiss tha për “ABC News” se burrat e pasur dhe në karrierë nuk e quajnë të lartë çmimin që paguajnë për të qëndruar një natë me një prostitutë të rangut të lartë. “Bota është një vend i vetmuar – dhe është e vështirë të takosh njerëz, veçanërisht një që të pëlqen” – tha Fleiss, e cila është dënuar në vitin 1995 për evazion me taksat dhe pastrim parash në bashkëpunim me një klub prostitutash. “Është më e lehtë që të kthesh në darkë në shtëpi, të bësh një telefonatë dhe e di se kush të vjen”. Në ish-klubin e Fleiss një prostitutë kushtonte 1500 dollarë në orë. Prostituimi është legal në disa pjesë të SHBA-së si Nevada, Sudan Austin etj. Në disa vende një grua kushton 10 000 deri në 15 000 dollarë për një natë ose dy ditë.
Fleiss thotë se ndërkohë që çmimi mund të duket shumë i lartë për disa, çdo gjë është relative, veçanërisht kur të ardhurat e klientit e përballojnë një shpenzim të tillë. Fleiss thotë se në biznesin e saj ajo mundohej të përmbushte kërkesat e klientëve. Një herë për shembull ajo është munduar të gjejë “vajza gjigante, gjigante” për një klient që preferonte gratë e mëdha e të shëndosha. “Është njësoj sikur shkon në restorant” – shtoi ajo. “Ju paguani dhe kërkoni atë që doni”. “Një grua me eksperiencë di si të sillet” – tha Austin. “Ajo është më e përgatitur për biznesin. Vajzat e reja që sapo e fillojnë këtë punë nuk dinë si të sillen dhe sa të kërkojnë. Por kjo rregullohet me kohë, dhe praktikë, ju e kuptoni çfarë dua të them”.
Fleiss e cila kaloi disa vite në burg, refuzoi të deklaronte emrat e klientëve të saj. Ajo tha se s’do ta bënte këtë me asnjë kusht. Nëse biznesi i prostitucionit është i ligjshëm, klientët janë më të sigurt pasi sipas ligjeve vajzat që punojnë në këto klube duhet të bëjnë analiza të shëndetit çdo javë. Fleiss tha se edhe në bizneset e jashtëligjshme, prostitutat që fitojnë shumë, bëjnë analiza shëndeti pasi ato duan të jenë të shëndetshme në punën e tyre, pasi edhe pamja është më e bukur te gratë e shëndetshme. Ajo është kundra prostitucionit në rrugë. “Më vjen keq për vajzën e gjorë aty në cepin e rrugës”. “Një djalë e merr në makinë, i jep 75 dollarë dhe kërkon që çdo dollar të jetë i justifikuar. Kjo është punë shumë e madhe për vajzën...”.
Gazeta: Shekulli