Çpamje kishin te paret tane?

Çpamje kishin të parët tanë?

230caveman dietAstrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një metodë e re e analizimit të ADN-së  nga mostrat moderne mjeko-ligjore mund të përdoret gjithashtu për të identifikuar hollësitë fizionomike të njeriut të lashtë, duke analizuar mbetjet e tyre.

Duke përdorur sistemin HIrisPlex, shkencëtarët arritën të rindërtojnë ngjyrën e flokëve dhe syve, duke analizuar ADN-në e dhëmbëve nga skeleti i një njeriu që kishte jetuar 800 vjet më parë.

Një ekip shkencëtarësh nga Polonia dhe Holanda, të cilët kohët e fundit zhvilluan sistemin HIrisPlex për analiza mjeko-ligjore, ka provuar tashmë se kjo metodë është mjaft e fuqishme për të analizuar me sukses  mostra të vjeta edhe më të degraduara.

Autorët e studimit -  botuar në revistën Genetics – thonë se sistemi analitik HIrisPlex mund të përdoret për të zgjidhur polemika historike ku fotografitë me ngjyra ose hollësi të tjera tiparesh rreth personaliteteve të kohëve të shkuara janë zhdukur.

Për mostrat mesjetare, ku ADN-ja është edhe më e dëmtuar, HIrisPlex ishte në gjendje të përcaktonte ngyrën e syve dhe flokëve  të personave që kishin jetuar diku gjatë shekujve XII – XIV.



http://astritlulushi.wordpress.com/2013/01/15/cpamje-kishin-te-paret-tane/

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama