Përfaqësuesja belge vazhdon të frikësojë kundërshtarët e saj para fillimit të Euro 2016, ku që tani rreshtohet mes favoritëve të turneut. Ekipi i drejtuar nga Mark Vilmots fitoi 3-2 ndaj Norvegjisë, duke vijuar rrugën e sukseseve.
Lukaku, Hazard dhe Ciman shënuan për belgët, ndërsa në radhët e Norvegjisë, rrugën e rrjetës e gjetën King dhe futbollisti me origjinë shqiptare, Veton Berisha.
Edhe Suedia ka treguar dhëmbët me një paraqitje më se bindëse kundër Uellsit. Forsberg, Lustig dhe Guideti i dhuruan suksesin 3-0 skuadrës së Hamren, ku Ibrahimoviç ishte titullar. Ndërkohë, Garet Bejl e nisi takimin nga stoli për uellsianët.