Xherdan Shaqiri i ka habitur të gjithë me golin e tij të realizuar pasditen e së shtunës në ndeshjet eliminatore për 1/8 mes Zvicrës dhe Polonisë.
Talenti me origjinë shqiptare, por që luan për helvetët, u bë protagonist me golin e barazimit në minutën e 82´ të lojës. Kur dukej se polakët do ta mbyllin ndeshjen me fitore duke siguruar kështu edhe kalimin për në çerekfinale, Xherdan Shaqiri realizoi një supergol me roveshatë në limitet e zonës së rreptësisë. Goli i tij çoi skuadrat në shtesë, duke i dhënë një tjetër shans Zvicrës për kalimin e turit.
Kohët e fundit Shaqiri ishte kritikuar për lojën e treguar me Zvicrën në ndeshjet në grupe, por goli deçiziv që ai realizoi sot duket se ishte një përgjigjje ndaj kritikëve.