Brazili i shpëtoi mbrëmjen e djeshme një humbjeje të bujshme kundër kombëtares së Ekuadorit, në takimin e vlefshëm për Kupën e Amerikës, i cili përfundoi pa gola, por mes polemikave.
Ekuadori shënoi një gol në këtë ndeshje, por gjyqtari e cilësoi atë të parregullt, duke i mohuar kështu kësaj skuadre 3 pikë të rëndësishme. Brazili nuk u shfaq në formën më të mirë, por me sa u pa në këtë rast, kishte fatin në anën e tij.