(Video) Kryeministri Rama takon kombetaren ne Bergamo

(Video) Kryeministri Rama takon kombëtaren në Bergamo

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, u ka bërë një vizitë surprizë futbollistëve të kombëtares shqiptare dhe stafit të saj, në hotelin ku ata janë të grumbulluar në qytetin e Bergamos në Itali.


Kreu i qeverisë është takuar me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, trajnerin Xhani De Biazi dhe asistentin e tij, Paolo Tramezani, duke konsumuar një kafe së bashku. Ndërkohë, gjatë takimeve me futbollistët e pranishëm në hotel, Rama është ndalur me gjatë me Canën, duke diskutuar me të për gjendjen e lojtarëve para nisjes drejt Francës.

Kryeministri do të jetë i pranishëm edhe në mëngjesin e të hënës në hotelin e përfaqësueses, për të përcjellë ekipin në nisjen drejt Francës për pjesëmarrjen në Europian. Gjatë kësaj vizite pranë kombëtares, ai është shoqëruar nga ish-kryeministri Bashkim Fino, një politikan i cili njihet si futbolldashës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama