Një tragjedi është shënuar sot në Fushë Kosovë. Një fëmijë pesëvjeçar është kafshuar për vdekje nga disa qen endacakë. Prindërit e vogëlushit dhe banorët fajësojnë komunën, ndërsa familjarët e tij shprehen mes lotësh se numri i qenve është rritur shumë. Mësohet se, në momentin e ngjarjes, fëmija ishte duke luajtur jashtë me moshatarët e tij.