Aeroporti Nderkombetar i Tiranes Belle Air pezulloi fluturimet per arsye te veshtiresive financiare

 Aeroporti Nderkombetar i Tiranes: Belle Air pezulloi fluturimet per arsye te veshtiresive financiare

TIRANE- Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) tha sot se kompania ajrore Belle Air i pezulloi fluturimet për arsye të vështirësive financiare. (TIA) nëpërmjet një njoftimi për shtyp, thekson se është informuar nga kompania e fluturimeve Belle Air për pezullimin e fluturimeve, si pasojë e vështirësive financiare, më 24 Nëntor 2013, nëpërmjet një njoftimi për shtyp që u shpërnda për median në të njëjtën ditë.

 

Sipas TIA, disa nga destinacionet që e Bell Air po mbulohen nga kompania italiane Blue Panorama Airlines, deri në një njoftim të dytë. TIA njofton qytetetarët se për informacion mbi fluturimet ditore në kohë reale mund të vizitohet faqja zyrtare online e aeroportit: http://www.tirana-airport.com/

 

“Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës i mbetet besnik pasagjerëve të tij dhe shpreh besimin se autoritetet shtetërore do të gjejnë së shpejti një zgjidhje që të përmbushë nevojat e të gjithë udhëtarëve.”- thuhet në deklaratën e TIA-s.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama