Disa per shkak te mungeses se fondeve ose ekpsertizes, te tjera per planifikim te papershtatshem, braktisje, fatkeqesi natyrore, apo deri edhe per pasoje te konflikteve politike.
Presidenti i ”Europa Nostra”, Placido Domingo, tha se “shpetimi i ketyre pasurive do te ishte edhe nje rivitalizim social dhe ekonomik i qyteteve dhe zonave te tera.
Prandaj, “Europa Nostra” u kerkon ndihme partnereve publike e private ne nivele europiane lokale, rajonale dhe kombetare, qe te bashkojne forcat per t'u siguruar nje te ardhme 7 monumenteve dhe siteve qe e rrezikojne ate”, ka perfunduar presidenti i organizates, e cila konsiderohet si zeri i trashegimise kulturore ne Europe.
Amfiteatri romak i Durresit, i ndertuar ne shekullin e Pare te Eres sone, eshte me i madhi dhe me i rendesishmi ne Shqiperi. Eshte shpallur monument kulture ne vitin 1973. Deri me sot, eshte zbuluar vetem gjysma e tij. Por, mesa duket, nese nuk nderhyhet, kjo pasuri, rrezikon të mos t'u trashegohet brezave te ardhshem.