Arome qershie

 Aromë qershie
Aroma ekzotike krijohet nga një përzierje sensuale e qershive të Japonisë, vaniljes, lëvores së druve orientalë dhe petaleve delikate të mimozës.

Cartier Delices Parfum

Një udhëtim i mrekullueshëm deri në kufijtë më të largët të imagjinatës. Një aromë ku sensualiteti femëror mban firmën “Cartier”. Aroma e freskët e piperit të kuq kombinohet me ëmbëlsinë e qershisë së ngrirë dhe sensualiteti i jaseminit theksohet nga një spërkatje vjollce.

Sofistikimi dhe sensualiteti i drurit të sandalit përzihet me aromën e qelibarit, myshkut dhe me aroma të tjera ekzotike.

Hanae Mori Paris

Një përzierje e traditës së hershme dhe kohëve moderne. Një aromë që prejardhjen e ka nga Hanae Mori (dama e shoqërisë së lartë japoneze).

Lulëzimi i pemëve të qershisë inspiruan Hanae Mori-n (emri i së cilës do të thotë: “lule e pyllit”).

KENZO AMOUR

Aroma e re femërore nga Kenzo. Një udhëtim i qetë dhe sensual i dy të dashuruarve ndërpritet nga takime të rastësishme, të qeshura, tablo të mahnitshme të natyrës. Një sensualitet i butë, që është krijuar brenda një parfumi, i cili shfaq një jetë që shpërthen. Kenzo, prezanton një aromë të butë sensuale dhe të këndshme, të përzier me një aromë myshku dhe druri. Gjithçka që evokon udhëtimin e bërë në Azi, mbushur plot kujtime nga India, Indonezia, Japonia, Burma dhe Tailanda. Vende të mrekullueshme, plot tonalitete ngjyrash dhe aromash.

Masaki Matsushima Cherry Perfume

Kjo aromë është inspiruar nga aroma e butë e qershive. Kombinimet lëngëzuese të nuancave të qershive, luleve lotuese, dardhës së ëmbël, mjedrës dhe manaferrës, krijojnë një freski të rrallë dhe joshëse të këtij parfumi.

L\'Occitane - Cherry Blossom

Aroma e freskët dhe joshëse e qershive të Eau de Bienvenue evokon në përsosmëri stinën e pranverës, me të cilën mbushet e gjithë shtëpia juaj. Një vezullim i qindra ngjyrave që shpërthejnë në një spërkatje të vetme.

 
Sula Perfume

Një përzierje e ngrohtë dhe sensuale e vaniljes, tonkës dhe qershisë, që nxisin fantazinë dhe sensualitetin deri në kufijtë më të rrezikshëm të tij. Kujdes! Këshillohet të përdoret vetëm para një takimi romantik. Parfumi nxit imagjinatën, por akoma më shumë dëshira erotike. 

Terra Nova Sakura Collection – parfume vajore

Sakura apo parfumi i qershive delikate, që lulëzojnë në Japoni. Freskia, aroma, flladi pranveror shfaqen në mënyrë të plotë nëpërmjet një spërkatjeje të vetme. Ndërsa imagjinata fluturon mes mijëra petalesh të luleve, që lundrojnë në ajër.

Marre nga : Revista Jeta

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama