Një shqiptar i cili ka vrarë një bashkatdhetar në Amsterdam është arrestuar në policia italiane ne Xhenova. I arrestuarit është Geron Xhaferaj. 34-vjeçari akuzohet se ka vrarë në bashkëpunim me Alfons Adrizaj, Dashamir Tilën, ngjarje e cila ka ndodhur më 21 prill.
37-vjeçari Tila u vra në rrugët e Amsterdamit në Holandë me armë zjarri. Idrizaj u arrestua pak ditë pas ngjarjes, ndërsa Xhaferaj ishte në kërkim. Motivi i vrasjes është i panjohur. Ngjarja ka pasur jehonë të fortë në mediet holandeze për shkak të mënyrës së vrasjes. Tila u qëllua nga një burrë me biçikletë ndërsa po ecte në këmbë me bashkëshorten e tij.