Një kompani daneze autobuzësh ka menduar një menyrë mjaft të vecantë për të lidhur njerëzit. Inisiativa e ndërmarrë në Kopenhagen nga kompania në fjalë, synon “flirtimin” mes personave single. Këtë mund ta bëjnë duke u ulur në sediljet me mbishkrimin “sedilje dashurie”. “Njerëzit kërkojnë kontaktin fizik”, shprehet zëdhënësi i kompanisë, sipas të cilit, 103 është numri i autobuzëve me sedilje të vecanta. Por kush mendon se kjo është një menyrë për të fituar sa më shumë, gabon. Kompania e ka ndërmarrë këtë inisiativë për të shpëtuar planetin sepse objektivi primar është tërheqja e sa më shumë njerëzve në transportin publik.