Ndërsa burri është ulur në tryezë për darkë, në shtëpi nuk kishte patur birrë dhe kjo ka qenë arsye e mjaftueshme, që burri ta dhunojë gruan, duke e kërcënuar edhe me thikë se do ta vrasë.
Nje histori qe me pas ka perfunduar ne gjykatë, pasi gruaja e ka denoncuar dhunen.Ne perfundim të shqyrtimit gjyqesor, Gjykata Penale e Tiranes e denoi Edmond. L nga Kamza me nente muaj burg, por per shkak se bashkeshorti i dhunshem eshte penduar dhe ka pranuar gjykimin e shkurtuar, denimi i zbret ne gjashte muaj burgim.
"I pandehuri ka filluar të debatojë me bashkëshorten e tij për mungesën e një birre ne shtëpi dhe për këtë shkak ka ushtruar dhunë në familje në këtë moment", tha gjyqtari Artan Gjermeni.
Edmondi ka gati 20 vjet i martuar dhe ka tre femije, ndersa pas dhunes se shpeshte gruaja e tij eshte dorezuar dhe ka depozituar kallëzim ne polici çka ka sjelle arrestimin e menjehershem te Edmondit. Per Gjykaten Penale rastet nen gjykim te dhunes ne familje kane motive nga me te pabesueshmet si veshja moderne e gruas, gatimi i papershtatshem, pirja e duhanit deri tek kthimi vone ne shtepi, ndersa rasti me klasik i dhunes ndaj gruas eshte ai per shkak te gjendjes se alkoolizuar te bashkeshortit. Për veprën penale të dhunës në familjë janë nën gjykim në Gjykaten e Tiranës 115 persona.