Ishte nje surprize per qytetaret e Selanikut, te cilet pane nga afer kete eveniment qe ngjalli edhe kureshtjen e shume mediave. Kishte dite qe publikohej lajmi divanin gjigani qe u jepte mundesine mbi 130 personave te uleshin ne te dhe te sodisnin nga afer detin. "Eshte nje titull i ri,nje cmim i ri Guinness,besoj se eshte mire per te gjithe ne.Ne kete menyre i japim rendesi konkurences,biznesit, reklamojme qytetin e Selanikut", thote Panagiotis Psomiadis, prefekti i Selanikut. Ekspozimi i divanit me te madh ne bote u krye ne kuadrin e ekspozites nderkombetare te mobiljeve Furnidec qe zhvillohet ne qytetin verior te Greqise deri ne daten 17 maj.
Top-Channel