Agjensia e lajmeve ANSA dhe mediat italiane njoftojnë sot rastin thuajse të pabesueshëm të emigrantit Abdessamad Nesmy. Ka gjetur në rrugë një portofol me plot 15 mijë euro kesh brenda dhe nuk është menduar dy herë: ia ka dorëzuar pronarit. Marokeni është paraqitur në Kuesturë dhe atje bazuar në dokumentat e portofolit kanë kontaktuar me të zotin e parave Claudio Tonetti, zv.president i Mezzocorona Calcio. Në shenjë falënderimi, Tonetti i ka premtuar emigrantit ndihmë dhe gjetjen e një vendi pune.