Quheshin “këpucët lustrafine”, kryesisht në ngjyrë zezë, të bëra me porosi, me takë të lartë dhe bënin pjesë në “lodrat” e preferuara të vajzave të vogla. Rrallë u kanë shpëtuar këmbëve të tyre të vogla, që vdisnin t’i vishnin sa herë që mamatë nuk ishin në shtëpi. E nëse jeni kapur ndonjëherë duke luajtur me to lojën “si të bëhesh e madhe”, patjetër që nuk keni shpëtuar pa ndonjë dackë të mirë. Kohë të shkuara.
Tani keni rastin të bëni tuajat një palë të tilla. Mos ju duken demode? Si një aksesor i kohëve të dikurshme, që tani nuk mund të jenë kurrsesi tendencë? Ja që janë në tendencë. Lëkura me lustër ndriçon aksesorët më “must” si këpucët e çantat dhe i bën të shkëlqejnë. Tani mund t’i keni tuajat dhe të jeni moderne.
K. S. Nga : Revista Jeta