Koloset e teknologjise kunder Google

 Koloset e teknologjise kunder Google
Motori i kërkimit, Google, është paditur nga një grup kompanish të njohura në fushën e teknologjisë, me pretendimin se ka shkelur rregullat e konkurrencës. Në grupin e pagëzuar me emrin “FairSearch” bëjnë pjesë mes të tjerash kompanitë “Microsoft”, “Oracle”, “Nokia”, “Expedia” dhe “TripAdvisor”.

Nën akuzë këtë herë ka përfunduar sistemi operativ Android, që sipas palës paditëse përdoret nga Google si “kali i Trojës” për të mashtruar partnerët e saj, për të monopolizuar tregun dhe për të kontrolluar të dhënat e konsumatorëve. Së fundmi motori i kërkimit ka pasur një sërë problemesh me gjigandët e teknologjisë dhe shtete të ndryshme ku vepron, pikërisht për shkak të shkeljes së rregullave të konkurrencës.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama