Camille Lacourt, notari francez vec faktit që është kampion, konsiderohet edhe si sportisti më i bukur në Lojërat Olimpike të Londrës. Ka lindur në vitin 1985 dhe deri më tani ka tërhequr fanse nga e gjithë bota. Lacourt zotëron shumë mirë notin shpinë dhe është kampion i Europës dhe Botës në garën e 100 metrave. Bjond, sy jeshil dhe fizik i skalitur. Tashmë ai është shumë i vlerësuar nga publiku femëror, jo vetëm për aftësitë e tij atletike.