Mancester si mbahen paster rruget nga policia

 Mancester, si mbahen paster rruget nga policia

Ata që përdorin rrugët e Mançesterit për të kryer nevojat personale dënohen në mënyrë krejt origjinale nga policia: me pastrimin e rrugës që kanë bërë pis. Të “armatosur” me kova me ujë, lecka dhe detergjent, agjentët e policisë së qytetit anglez kanë ndaluar këtë fundjavë personat e dehur që urinonin në rrugë dhe i kanë dhënë dy zgjidhje: gjobë ose pastrim.

 

Vetëm të shtunën u ndaluan 4 meshkuj nga ora 21:00 deri në 00:00, dy prej të cilëve irlandezë që kishin ardhur në Angli për të parë Manchester United. Njëri prej tyre tha: “Kam pirë 20 birra sot dhe nuk duroja dot më. Të gjithë e bëjnë këtë.” Meshkujt e “zënë në flagrancë” pranuan të pastronin rrugën dhe asnjë prej tyre nuk pranoi të paguante gjobën prej 70 sterlinash.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama