Mesazhe ngushellimi per Vace Zelen

 Mesazhe ngushellimi per Vace Zelen

Pas marrjes së lajmit për ndarjen nga jeta të yllit të muzikës shqiptare Vaçe Zela, në rrjete sociale artistë, politikanë, njerëz të thjeshtë,adhurues të ikonës së këngës sonë kanë shkruar mesazhe ngushëllimi duke shprehur dhimbje, trishtim, por edhe nderim për figurën e lartë të historisë së artit shqiptar.

Kryeministri Edi Rama:

Ne nje kohe e vend tjeter Vaçja do ishte yll i ndezur ne qiellin e botes, iku duke lene perjete ndezur yllin e vet ne qiellin e Shqiperise.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro:

Valsi i lumturisë kthehet sot në requiem të pazevendësueshëm për thesarin e kombit që quhet thjesht Vaçe!

Ambasada Amerikane në Tiranë:

Sot, Shqipëria humbi një nga këngëtaret e saj më të mëdha. Vaçe Zela ishte një artiste e madhe dhe kushdo që e ka dëgjuar atë të këndojë, mund të dëshmojë për bukurinë e zërit dhe talentin e saj të pafund. Me këngët që interpretoi, ajo u kthye në një legjendë të muzikës shqiptare – jo vetëm për brezin e saj, po për të gjithë shqiptarët e çdo moshe. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për familjen dhe të dashurit e saj. U prehte në paqe!

Lulzim Basha, Kryetar i Partise Demokratike

Mësova me hidhërim të thellë për ndarjen nga jeta të artistes së shquar "Nderit te Kombit", Vaçe Zelës. Për të gjithë ne që u rritëm me zërin e saj unik, sa më shume që koha kalon aq më e dashur dhe e veçantë është figura e saj. Vaçe Zela do te mbetet përjetë mes nesh. Ngushëllimet e mia për familjen, të afërmit dhe miqtë e kësaj ikone te muzikës shqiptare. U prehtë ne paqe.

Jozefina Topalli, deputete demokrate:

E dashura e shqiptarëve! Iku Vaçe Zela, mbeti zeri i Saj! I kendoi me dashuri pa kufi vendit te saj si askush tjeter! I gezoi jetet e shqiptareve me magjine e zerit te saj, kur nuk kishte asnje gezim per to! Ajo ishte e dashura e shqiptareve!

Erjon Braçe, deputet socialist:

Eshte e madhe, e jashtezakonshme, e paperseritsheme, e perjetshme!Quhet Vaçe Zela dhe eshte kengetarja me e madhe e ketij vendi!'Nderi i Kombit' eshte titulli zyrtar, 'Mbretereshe e Popullit', eshte titulli qe do i mbetet.Por, dua ta vecoj keshtu; Eshte lushnjare! Mos heshtni! Mos e qani!Duatrokiteni! Per gjithe kenaqesine qe ju fali per vite, per zerin e paperseritshem qe la per secilin, kulturen tone; nderojeni, duatrokiteni!

Eduard Halimi, deputet demokrat:

Do te jetojë gjithmone zeri me i bukur i shqiptareve.

Sidrit Bejleri, këngëtar:

Nderroi jete nje nder figurat me te medha te artit skenik shqiptar...Iku pertej artistja e madhe, ajo te ciles te gjithe i referohen kur flitet per majat e vokalit shqiptar...Iku Vaçja...Paqja e Zotit qofte me te!

Aurela Gace, këngëtare:

Sapo u zgjova dhe hap televizorin si rutine e mengjesit. Degjoj lajmin e hidhur te shuarjes nga jeta te artsites se Kombit Vaçe Zela....menjehere me erdhi ne mend ate cfare kam perjetuar kur e kam takuar per here te pare...ne shtepine e saj ne Basel te Zvicres shkova ta takoj shume vite me pare...e shoh te buzeqeshur, me zerin e embel qe me ftoi te ulesha dhe u bukosa fare, nuk flisja dot,nuk i thosha dot sa shume e doja zerin e saj,sa shume kisha degjuar...me ofroi kek te cilin e kishin gatuar ne shtepi....mezi e hengra nga emocioni i madh qe kisha duke qendruar afer saj. E pyes xhaxhi Pjetrin,bashkeshortin e saj, " si eshte te jetosh prane kesaj artisteje kaq te madhe"? Ai m'u pergjigj i qete: "Per mua ka qene dhe eshte njeriu i jetes time".

Të dua shumë teta Vaçe dhe emri yt e zëri yt do të jetojë në memorjen e të gjithëve ne, vajzës sime do t'ia mësoj emrin dhe këngët e tua, që edhe ajo e brezat e tjerë ta dinë se çfarë thesari ka pasur Shqipëria. Shpirti yt u prehtë në paqe!

Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës

"Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të këngëtares dhe artistes së shquar Vaçe Zela. Vaçe Zela ka qenë dhe mbete ikonë e muzikës së lehtë dhe asaj popullore, një zë origjinal, i papërsëritshëm dhe unikal në muzikën shqiptare.

Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së

"Vepra dhe kontributi i zonjës Zela është një prej kapitujve më të vlefshëm në opusin nacional të këngës shqipe, dhe si tillë do të mbetet përherë pjesë e thesarit tonë të gjithëmbarshëm kulturor. Përjetësisht do ta kujtojmë dhe do të ndihemi krenarë me këngëtaren e madhe shqiptare, zërin dhe repertorin që ajo i dha e i la në trashëgim muzikës dhe kulturës sonë në përgjithësi


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama