Ne e emer te Qendres Shqiptare te Trashegimise Artan Lame ua la fjalen perfaqesuesve te organizatave jo-qeveritare te fushes se kultures dhe qytetareve dashamires te trashegimise. Siç ndodh ne tryezat ku shtrohet per debat nje teme e pergjithshme, duhet pak kohe nderi sa njerezit te ulen ne toke dhe t'i argumentojne idete e tyre mbi nje baze te dhenash apo te prirjes aktuale qe shfaq fenomeni ne shqyrtim.
Diskutantet e fillonin me pesimizem dhe bindje se secili po thoshte fjalen e fundit, por pak nga pak zinte njefare shprese kur propozoheshin ide qe dikur iu konvertonin dhe qe mund te ndjekin nje zhvillim konkret. Institucioni shteteror dhe vetedija qytetare u vune ne dukje si dy armet kryesore ne kauzen per trashegimine ne rrezik, arme qe rezultojne te ndryshkura.
Arkitekti Maks Velo kritikoi vetekenaqesine e Institutit te Monumenteve te Kultures qe s'eshte ne gjendje te na jape nje inventar te historise se shkaterrimeve te trashegimise monumentale te para dhe pas viteve nentedhjete. Si qytetare, tha Velo ne nuk bejme ate qe kemi per detyre te bejme. Ndergjegjja dhe kultura e paket e shqiptareve per ruajtjen e trashegimise, eshte faktor qe e shtyn kohen prapa. Publicisti Fatos Lubonja sheh "kete katastrofe si rezultat i te gjithe neve", por pergjegjesine kryesore ai vesh institucioneve qe "kane ne dore vendimmarrjen. Keto u kapen dhe u kthyen ne institucione te pastrimit te parave te zeza dhe tentuan te manipulojne opinionin publik.
Duhen denoncuar keto institucione nga shoqeria civile dhe si mund te behen me mire." Çeshtja e edukimit te te rinjve, njohja dhe pergjegjesia e tyre perballe trashegimise sipas pedagoges se arkitektures Vera Bushati eshte nje marredhenie qe krijohet qysh tani me te ardhmen. Ajo hodhi poshte paragjykimet per mungese literature studimore per trashegimine shqiptare.
"Literatura eshte dhe eshte shume e pasur", tha Bushati, por ndryshon puna per objekte te shek. XX. "S'ka asnje arkiv per monumentet e pjeses se pare te shek. XX. Duhet ngritur ky segment i arkivit. Ndersa ne Arkivin e Ministrise se Ndertimit studentet tane, po edhe profesioniste nuk kane akses. Kjo eshte paradoksale."
Gjysma e dyte e takimit u perqendrua tek aksioni konkret. Çfare mund te behet?
I vetmi perfaqesues i ndonje institucioni shteteror i pranishem, Gjergj Bojaxhi kreu i Inspektoratit Ndertimor Urbanistik, nuk e vuri ne dyshim edukimin si element thelbesor dhe i pazevendesueshem per ruajtjen e trashegimise kulturore, por mosrespektimin i ligjit ne fushen e ndertimit prane zonave me vlera historike e arkeologjike eshte çeshtje e daljes nga normat e jo me e edukimit. Bojaxhi tha Inspektorati qe ai drejton prej pak kohesh, ka filluar ne keto zona procedurat dhe ndoshta qysh kete vere do te behet pastrimi i ketyre objekteve. "Do doja te ngrija nje çeshtje qe ne menyre te veçante do t'ia kerkoja medias", terhoqi vemendjen Bojaxhi.
"Ne trajtimin e ketyre problemeve shpeshhere verej nje fenomen: diskutohen gjera te rendesise se peste dhe kalohet shume shkarazi qe keto jane ndertime pa leje ne toka publike. Tendenca eshte me shume per te bere melodrame dhe per t'i qare hallin atij qe i prishet objekti i ndertuar pa leje edhe ne zona te rendesise se veçante, siç jane zonat arkeologjike." Prane Bojaxhiut, arkitekti dhe ish drejtor i Institutit te Monumenteve te Kultures, Artan Shkreli permendi rastin shume te sterzgjatur te ndertimeve ne Kalane e Lezhes, ose ne Kruje.
Ai e siguroi zotin Bojaxhiu qe "ne si shoqeri civile nese ka nje lloj njoftimi per raste te tilla, vijme dhe behemi sfond i nderhyrjes ne zonat monumentale dhe ne trashegimine kulturore, duke ju siguruar dhe ju nje mbeshtetje morale". Lorenc Bejko nga Universiteti i Tiranes dhe Qendra Nderkombetare per Arkeologjine Shqiptare falenderoi zotin Lame per kete perpjekje e cila bashkon ushtare te izoluar ne nje ze pak te me forte. "Me kete ze pak me te forte besoj mund te kemi nje impakt real ne institucionet e shtetit po edhe ne shoqeri ne pergjithesi." Bejko e solli rrymen e diskutimeve ne nje çeshtje aktuale, te reformimit te sistemit te trashegimise.
"Po behen perpjekje per reformimin pothuajse rrenjesor te sistemit te trashegimise kulturore ne vend. Me sa jam i informuar, parlamentit shqiptar eshte duke i shkuar keto dite nje material qe do te votohet dhe do te marre formen e disa ndryshimeve te rendesishme ligjore. Une personalisht duke perfaqesuar edhe zerin e disa kolegeve te tjere, jemi te shqetesuar thelbesisht per ndryshimet e propozuara dhe menyren se si eshte arritur deri ne keto propozime".
Bejko, arkeolog dhe nje ish drejtor i Institutit te Monumenteve te Kultures, shpreson nje qe nga kontributet e ketij takimi mund te ishte edhe kerkesa per nje studim me te detajuar dhe te sakte te rruges qe sheh sistemi i trashegimise shqiptare ne te ardhmen e vet te afert. Duke iu referuar njeres prej pikave te Promemorjes, asaj qe shpreh nevojen qe bashkite dhe komunat te integrojne edhe ne planin e zhvillimit te territorit çeshtje te trashegimise kulturore, Bejko shtoi se qeverise qendrore i duhet kerkuar seriozitet studimi i efekteve mbi mjedisin. "Ketu u fol per fakte qe lidhen me zhvillimin dhe ndertimin e vendit, te infrastruktures kryesisht dhe te efektit qe kjo infrastrukture ka mbi trashegimine mjedisore dhe kulturore te vendit.
Besoj se shoqeria shqiptare ka ardhur tani ne momentin kur - duhet ta theksoje fort dhe kjo tryeze mund te ndihmoje - nuk mund te anashkalohet ne proceduren ne transformimin e territorit te vendit studimi i impaktit mbi mjedisin dhe mjedisin kulturor ne veçante." Ketu e ai e kishte fjalen per autostraden e madhe te veriut, per rrugen ne Butrint, dhe per çdo veper te madhe publike qe ndertohet ne menyre te paplanifikuar siç duhet. Po dje, ne te njejten ore, Ministri i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve Ferdinand Xhaferaj kishte takim me te vetet, me strukturat ne rrethe per Trashegimine Kulturore dhe Turizmin.
Ministria ka thene se "sezoni turistik ka filluar mjaft mire me impenjimin e pastrimit te plazheve", por nuk mjafton. Ai u ka dhene te pranishmeve lajmin se Drejtoria e Buxhetit ne MTKRS ka planifikuar pagesen e ciceroneve shtese per qytetin e Durresit, Shkodres, Beratit, Apolonise, Krujes dhe Gjirokastres. Do te punojne me orare te zgjatura per kete periudhe me fluks turistesh "pasi imazhi turistik eshte dhe do te jete nje nga angazhimet me te medha te Politikave Turistike".