Ne kerkim te gjumit te qete? Martohuni!

 Ne kerkim te gjumit te qete? Martohuni!
Ky studim eshte publikuar ne samitin “Sleep 2009” nga shoqata “Associated professional Sleep Societies” ne SHBA. Sipas te dhenave, femrat kalojne nje nate me te qete nese ne krah kane bashkeshortin ideal dhe jetojne nje jete te lumtur me te.

Nga ana tjeter, gjumi eshte me i paqendrueshem tek femrat qe nuk kane nje lidhje te qendrueshme ose kane probleme me bashkeshortin e tyre. Doktoresha Wendy Troxel shprehet se ky studim eshte bazuar tek dhjetra gra ku dallimi mes atyre qe kane nje jete te rregullt familjare dhe atyre qe nuk e kane nje luks te tille, eshte shume i madh edhe ne gjumin qe bejne. Ne kete studim kane marre pjese 360 femra me nje moshe mesatare 51 vjec. “Mungesa e nje jete familjare shkakton gjithashtu edhe crregullime te ndryshme, kryesisht mendore”, shprehet Wendy Troxel.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama