Ngrin spermen per 22 vjet i vjen ne jete nje vajze

 Ngrin spermen per 22 vjet, i vjen ne jete nje vajze
Kur ishte adoleshent Biblis i ishte nenshtruar kimioterapise dhe radioterapise pasi vuante nga leucemia dhe per shkak te mjekimeve u kthye ne steril. "Eshte nje mrekulli”, u shpreh 39-vjecari, ndersa per mjeket e klinikes ku u krye farezimi, ky eshte nje rast rekord, per shkak te kohes se gjate te mbajtjes se spermes ne ngrirje perpara perdorimit.

E porsalindura u ngjiz ne epruvete pas kembenguljes se nenes se Chris, qe ishte e deshperuar se mund te mos behej dot gjyshe. Sperma ishte ruajtur qe prej vitit 1986, ne kohen kur gjendja shendetosore e Chris 13-vjecar nuk ishte e mire. Por tre vjet pas terapise ai u sherua. "Isha djalosh, doja nje jete normale si te tjeret. Mendimi qe do martohesha e do kisha femije ishte gjeja e fundit qe mendoja”, tha Chris per televizionin ABC.

Rasti i Biblis u be publik per te treguar hapat gjigante te bera ne terapite kunder sterilitetit ne dy dhjetevjecaret e fundit. Procedura e sofistikuar per te sjelle ne jete Stellen nuk ekzistonte kur sperma e te atit te saj u fut ne ngrirje. Nga sasia e konservuar u mor nje qelize sperme e shendetshme, u vendos ne nje veze te bashkeshortes se Biblis, Melodie, dhe me pas u mbart ne mitren e gruas. Kjo metode eshte testuar per here te pare me sukses ne vitin 1992.


Top-Channel

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama