Festivali i parë Ndërkombëtar i filmit në Prishtinë ka dhjetë vjet që përpunohet si ide. Por që disa punë publike të bëhen, kanë nevojë për shtet dhe që këto punë të bëhen mirë, duhet të ngrihen mbi politikën. Një nga themeluesit e PriFilmFest, Vjosa Berisha thotë: tani është ora.
I programuar për në qershor PriFilmFest u desh të shtyhej për në vjeshtën e parë, 22-30 shtator për shkak se kumbara e këtij festivali, aktorja britanike Vanessa Redgrave mori një goditje të rëndë nga vdekja e së bijës aktores Natasha Richardson.
Ardhja e saj është me rëndësi së pari sepse ajo vetë dëshiron të kthehet në "një vend mik". Në vitin \'99 Redgrave organizoi në Prishtinë festivalin "The return" me fokus teatrin dhe muzikën, vizitoi dhe dha shfaqje në kampet e refugjatëve. "Kështu që emri dhe njohjet e saj në botën e artin do të thonë shumë për ne", shton Vjosa.
Por kjo vonesë për motive humane, i lejoi grupit të punës të shtyjë datën e mbylljes së prurjeve nga bota për të parin edicion të festivali të kinemasë në historinë e Kosovës.
"Duke qenë një vit zero i aktivitetit vendosëm që festivali të ketë vetëm seksionin e konkurrimit me 12 filma dhe atë të filmit kosovar pre dhe post ëar", thotë Vjosa nga pas kompjuterit portativ të cilit i referohet për të dhënat më të fundit mbi festivalin.
Nuk mund të deklarojë megjithatë emra, emra të rëndësishëm të kinemasë botërore të cilët grupi i themeluesve synon t\'i ketë të ftuar, dhe në juri. Ngaqë viti i parë ka shumë rëndësi për imazhin dhe për edicionet e ardhshme.
Vjosa, me statusin e drejtores së festivalit, përmend si një nga kriteret kryesore të pjesëmarrjes në PrimFilmFest, faktin që filmat duhet të jenë në shirit filmik, dhe do të tolerohet disi për kohën e prodhimit të tyre, pra të jenë produksione të 2 viteve të fundit.
Pavarësisht se Kosova për botën është akoma Kosovo dhe imazhi i saj është më i fortë në arenën politike ndërkombëtare, organizatorët janë të vetëdijshëm se është herët akoma për të futur kritere të tipit që filmi të ketë premierë botërore në Prishtinë.
Ndër prurjet e deritanishme Vjosa përmend filma si "Ëaltz ëith Bashir" i regjisorit izraelit Ari Folman fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare si psh Golden Globe; apo filma si "Human zoo" i Rie Rasmussen, që trajton edhe temën e konfliktit Kosovë-Serbi, film i shfaqur në Panoramën e Berlinales.
Do të ketë hapësirë edhe për filmin shqiptar nag Shqipëria, po në konkurrim. Deri tani mendohet që të përfshihet "Koha e kometës" i Fatmir Koçit.
Vjosa shton se ideja për PrimFilmFestin ishte hedhur dhjetë vjet më parë në Sarajevë, duke parë se si ky qytet kishte ngritur me shumë modesti festivalin e tij të filmit i cili është kthyer sot një ndër vlerat kryesore dhe të përvitshme për kulturën në këtë vend. "Kosova nuk ishte shtet dhe kjo vonoi idenë tonë të bëhej realitetit. Ishte shumë e vështirë që të veprohej.
Por tani që u bë shtet dhe që Kosova në botë njihet vetëm në aspektin politik shpresojmë shumë që zëri i këtij festivali të përcjellë imazhin dhe ndjenjën e një vendi të ri dhe të jetë një zë i ndryshëm se zëri i politikës."
PriFilmFest është themeluar nga Fatos Berisha regjisor dhe drejtor artistik i festivalit, Vjosa Berisha, Orhan Kerkezi dhe Faton Hasimja.
Ky grup ka gjetur mbështetjen institucionale, të Ministrisë së Kulturës e cila kontribuon me 20 mijë euro. Kjo shumë në Shqipëri për një aktivitet i përmasave që PrimFilmFest synon të jetë, duket qesharake.
Duke e mbyllur bisedën, Vjosa nuk duket as entuziaste, as pesimiste për çfarë ka marrë përsipër.
Thotë se kjo punë duhet çuar deri në fund duke kërkuar edhe mbështetjen e "miqve" në Kosovë, ambasadave që me siguri do të jenë të interesuara "të pushtojnë" me kulturën e tyre edhe këtë tokë në Ballkan.
Gazeta Shekulli