Testi u krye ne kater situata te ndryshme, ne njeren prej tyre pjesemarresit vetem mund te degjonin zerin e gruas, ndersa ne tre te tjerat ata mund te shihnin edhe pamjen dhe gjestikulacionin e leximtares. Shkencetaret pane se si tregimi me gjeste dhe mimike shkaktoi nje rritje te ndjeshmerise se aktivitetit cerebral, si ne zonat qe kontrollojne planifikimin dhe ekzekutimin e veprimeve, ashtu edhe ne ato me baze te kuptueshmerise gjuhesore.