Te transferosh para… si te dergosh nje SMS

 Të transferosh para… si të dërgosh një SMS
Shumë shpejt të transferosh e lehtë sikur të dërgosh një SMS. Kjo do të realizohet falë një aplikacioni për telefonat smart. Ky aplikacion do të lejojnë që të mund të transferohen edhe më shumë se 300 paund vetëm duke formuar numrin e telefonit të marrësit të shumës. Më pas marrësi do të duhet të dijë një kod të shkurtër dhe numrin e llogarisë.

Aplikacioni quhet Pingit dhe është teknika më e fundit e “çekut”. Sistemi është ndërtuar nga Barclays por shërbimi do të ofrohet edhe për shumë banka të tjera muajin e ardhshëm. Si fillim do të lejohet që individët të transferojnë para kesh tek njëri-tjetri por ka edhe plane për transferimin e shumave për biznese apo për bamirësi.

Në mënyrë që të transferojnë para, përdoruesit duhet të shkarkojnë programin Pingit, që është falas. Më pas ta duhet të fusin të dhënat e llogarisë bankare dhe një kod PIN. Ndërsa marrësit jo domosdoshmërish duhet të kenë telefon smart por duhet të regjistrohen për këtë shërbim. Shërbimi fillimisht do të ofrohet vetëm në Evropë.  Një shërbim i tillë pritet të përhapet pasivisht pasi deri në fund të këtij viti pritet që 50% e popullsisë të përdorë një telefon smart.

“Është sikur të kesh bankën në xhep gjatë gjithë kohës. Të lejon të dërgosh pagesë kujtdo në Britani, mjafton vetëm ti dini numrin e telefonit… dhe më pas është njësoj si të dërgosh një SMS”, thotë Dan Wass nga Barclays që ofron një shërbim të tillë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama