Leshimi i teleskopit u krye ne oren 22.49 me oren lokale ne Cape Canaveral ne Florida. Kepleri hyri ne orbite 62 minuta me pas. Deshira per te zbuluar planete te reja me kushte te ngjashme me ato te Tokes ka ekzistuar qe para shume shekujsh por vetem kete vit, u ndermor nje hap konkret.Per tre vjet e gjysme, teleskopi i fuqishem do te vihet ne kerkim te planeteve te tjere, ku mund te jete zhvilluar jeta. Probabiliteti per te zbuluar nje planet te tille mund te jete i madh, duke ditur se Kepler do studioje rreth 100 mije yje si Dielli yne. Nga ky studim do te ndertohet edhe nje katalog me llojet e ndryshme te planeteve.