Trajneri Mourinho kontrollohej nga nje gangster Maqedonas

 Trajneri Mourinho 'kontrollohej' nga një gangster Maqedonas
Mirjana Nikollovska, 46 vjeçe, Bruno Bentivoljo 44 vjeç, Zoran Bentivoljo 20 vjeç dhe Luka Radosavljeviç, 30 vjeçar. Në fakt, kohët e fundit Murinjo kishte forcuar masat e sigurisë për vete dhe për familjen e tij, ç’ka tregon se ai mund të ketë marrë edhe kërcënime gjatë kësaj periudhe. Për të nuk është hera e parë që i kanosen rreziqe.

Vitin e shkuar ai mori disa kërcënime me vdekje, pas disa deklaratave në lidhje me muajin e Ramazanit. Portugezi u shpreh se ganezi Muntari nuk ishte në gjendje të luante mirë kundër Barit për shkak se nuk kishte energji fizike si rrjedhojë e agjërimit. Por, edhe kur fitoi Champions League me Porton në vitin 2004, ai nuk mori pjesë në festimet për trofeun, për shkak të kërcënimeve me vdekje si rrjedhojë e zërave se do të transferohej te Çelsi. Duke parë këto kërcënime, “Diario de Noticias” shkruan se këto kërcënime vijnë në momentin që po flitet për rikthimin e tij në Angli. “Tekniku, - bën të ditur kjo gazetë, - nuk e ka fshehur se muajt e fundit kanë qenë të vështirë për të dhe familjen e tij dhe që e kanë detyruar të bëjë disa modifikime në jetën private”.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama