Zbarkimi ne Hene fjala e fundit i takon Obama-s

 Zbarkimi ne Hene, fjala e fundit i takon Obama-s
Kjo eshte pika me interesante e dokumentit te hartuar nga Komisioni Agustin qe ka punuar muajt e fundit me projektin e rrugetimit te njeriut per ne satelitin tone te vetem natyror. Komisioni ka pergatitur nje sinteze qe do te plotesohet dhe me pas do dergohet ne Shtepine e Bardhe. Fjala e fundit i takon presidentit amerikan Barak Obama.

Dokumenti permban 5 hipoteza te mundshme, ne te cilat Hena cilesohet si nje nga objektivat me strategjike, ndersa nuk kerkohet shtim i buxhetit per NASA-n qe aktualisht eshte 18 miliarde dollare ne vit. Planeti i kuq qendron ne prespektiven e se ardhmes por ne dokument nuk ka asgje konkrete per misionin ne Mars.

Opsioni i pare; NASA vazhdon punen me dy anijet Ares-I dhe Ares-V, i pari nevojitet per te leshuar kapsulen Orion dhe i dyti per mjetin fluturues Altair me te cilin do zbarkohet ne Hene. Ne kete rast, financimet per mbajtjen e Stacionit Nderkombetar Hapesinor do te perfundonin brenda vitit 2015.

Opsioni i dyte; Mbeshtetje ndaj Stacionit Nderkombetar Hapesinor deri ne vitin 2020 duke perdorur vektore hapesinore private. NASA duhet te ndertoje nje version me pak te fuqishem se Ares-V por nuk do te kete zbritje ne siperfaqen e Henes.

Opsioni i trete; Mbeshtetje per Stacionin Nderkombetar Hapesinor deri ne vitin 2015 dhe vazhdimi i punes me Ares-I  dhe V per te zbritur njerezit ne Hene brenda vitit 2025.

Opsioni i katert; Mbeshtetje e Stacionit Nderkombetar Hapesinor deri ne vitin 2020, lidhjet me te cilin duhet te mbeshteten nga inisiativa private. NASA do ndertoje Ares-V me pak te fuqishem ose nje version qe derivon nga Shuttle per te kryer misione ne Hene.

Opsioni i peste; Quhet “Flexible path”. Versionet e vektoreve hapesinore duhet te jene me te lehte se Ares-V, nje mjet qe derivon nga Shuttle apo nje version i modifikuar i AtlasV dhe Delta IV. Stacioni Nderkombetar Hapesinor duhet mbajtur deri ne vitin 2020 per interesa te leshuesve private.

 

 

Top Channel


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama