Mësohet identiteti i një prej viktimave në Kumanovë. Sipas "Al Jazeera Balkans", shqiptari i vrarë është Fadil Fejzullahi nga "Lagja e Trimave", zonë ku janë zhvilluar luftimet në mengjesin e sotëm.
Ky televizion ka bërë të ditur se emri i personit të vrarë është njoftuar nga banor lokal.
Banorët e Kumanovës flasin për disa civilë shqiptarë të vrarë, por ende nuk ka asgjë zyrtare se sa persona dhe kush janë viktimat.