1 euro për vizitorët që kërkojnë të vizitojnë në grup ish-kampin nazist të përqendrimit në Schasenhausen në Berlin. Ky është vendimi i kreut që drejton këtë institucion, që ka inatosur deputetët e partive të pozitës në Gjermani, të cilët e kanë kritikuar atë dhe kërkojnë heqjen e menjëhershme. Megjithatë, drejtori i ish-kampit të përqendrimit, që tashmë është kthyer në një muze të kujtesës, thotë se paratë e grumbulluara nga ky rregull do të përdoren për mirëmbajtjen e ish-kampit nazist që vizitohet nga mijëra persona në vit. Sipas këtij vendimi, një euro duhet të paguajnë të gjithë vizitorët në grup, ndërkohë që përjashtohen nga kjo pagesë, studentët, të mbijetuarit e Holokaustit dhe familjarët e tyre.