1 milion britanike rrjedhin nga romaket

1 milion britanike rrjedhin nga romaket
Një milion britanikë mund të jenë pasardhës të drejtpërdrejt të legjionarëve romakë, të cilët pushtuan para 2 mijë vjetësh Anglinë dhe Wellsin, tregon një hulumtim i ADN-së. Romakët u tërhoqën vrullshëm nga rajoni i Anglisë dhe Wellsit  qysh në shekullin e 5, duke lënë pas gjurmë të pushtimit, siç është Muri i Hadrianit, qytete, rrugë dhe kampe.

Por, sipas një studimi të ri shkencor, ka shumë mundësi që treguesit më qëndrueshëm të trashëgimisë së tyre gjenden në gjenet e atyre që sot popullojnë rajon e ish-perandorisë romake, duke qenë se sipas shkencëtarëve, një milion britanikë e kanë gjenezën drejtpërdrejt nga romakët Një hulumtimi gjenetik, në të cilin u përshinë 5.000 njerëz, ka treguar se ka mundësi që më tepër se 4 milionë njerëz nga Wellsi dhe nga Anglia të bartin në vete nënshkrimin gjenetik, origjina e të cilit është në Itali.

Edhe pse është e pamundur të kuptohet nëse treguesit gjenetik të ndonjë personi i përkasin periudhës së pushtimit romak, dhe jo para apo pas kësaj periudhe, studiuesit pohojnë se dyndja e qindra mijëra ushtarëve romakë në zonën e Anglisë dhe Wellsit janë përgjegjës për treguesin e të paktën një të katërtës së totalit, pra rreth 1 milion persona.

Kjo teori përforcohet edhe më tepër po të merret parasysh fakti se mostrat e ADN-së që vërtetojnë këtë fakt, tregojnë se në Irlandë, ku nuk ka pasur invazion romak dhe në Skoci, ku pushtimi ishte i pjesshëm, gjenet romake janë fare të rrallë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama