1.5 milione USD per videon hard te Marilyn Monroe

1.5 milionë USD për videon hard të Marilyn Monroe

Poza është e papërsëritshme: një e re flokëverdhë në gjunjë, që po "okupohet në mënyrë intensive" me një burrë në këmbë, i cili është e pamundur të identifikohet sepse koka e tij është prerë nga filmimi.

Që biondja në aksion është Merilin Monro, nuk ka asnjë dyshim pasi fytyra, flokët, buzëqeshja dhe nishani i pangatërrueshëm në të djathtë të fytyrës, tregojnë sheshit se bëhet fjalë për të.

Siç shkruan gazeta "New York Post", një koleksionist njujorkez, sapo e ka blerë për 1.5 milion dollarë një kopje të videos më pullë të kuqe të Monrosë. Kjo video bardhë e zi, në fakt, ka përfunduar në duart e FBI-së në vitet '60. Filmimi është i vërtetë dhe këtë e tregon fakti që një nga bashkëshortët e aktores, lojtari i bejsbollit, Xho di Maxhio ishte përpjekur, por pa sukses, të rikuperonte videon në periudhën mes 14 janarit dhe 27 tetorit të 1954-ës, në ato pak muaj martesë me yllin hollivudian.

Por, për zhgënjimin e FBI-së, (e cila ka bërë gjithçka për të zbuluar se kush është burri në video) ai nuk është as presidenti Kenedi, as vëllai i tij Bob, për të cilët thuhet se Monro i ka patur të dashur në periudha të ndryshme. Nuk korrespondojnë as datat, duke pasur parasysh se filmi është në fillim të viteve '50, përpara se Norma Xhein Beker (Merilini) të bëhej e famshme dhe të frekuentonte personat e sipërcituar.

Koleksionisti njujorkez anonim ka bërë menjëherë të ditur se do t'i mbajë imazhet e saj të mbyllura në kasafortë, pasi nuk do ta shndërrojë Merilinin në Paris Hilton. "Nuk do ta shes, e respektoj shumë",- është shprehur ai.

Enton Osmani, SHBA  Gazeta Shekulli


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama