1/3 e shqiptareve perdorin Facebook shifer me e larte se ne vendet e zhvilluara
- Botuar: 13 vite më parë
- Shkruar nga:
Të paktën një në tre shqiptarë përdor rrjetin social Facebook. Sipas portalit të specializuar për statistika, www.internetworldstats.com, përhapja e Facebook në Shqipëri në fund të tremujorit të parë të këtij viti ka arritur shifrën e rreth 35 %, më shumë se në vendet e zhvilluara. Janë rreth 1.06 milionë shqiptarë që kanë një llogari aktive në Facebook, nga më shumë se 1.44 milionë që përdorin internetin rregullisht.
Përdorimi i lartë i Facebook-ut duket se është një dukuri tipike në tërë vendet e rajonit të Ballkanit. Shumica e vendeve të rajonit kanë një përdorim më të madh të rrjetit social, mbi nivelin 40 për qind të popullatës, raporton PCWorld Albanian. Ndërsa në vendet e zhvilluara të Bashkimit Evropian, përdorimi i Facebookut është më i ulët në raport me numrin total të popullsisë dhe me numrin e përdoruesve të rregullt të internetit.
Për shembull, Austria ka një penetrim interneti në masën 75 %, ndërkohë që Facebook-un e përdorin më pak se 34 % e njerëzve. Ndërsa Danimarka, ku internetin e përdorin 91 % e banorëve, ka një përdorim të Facebook-ut pranë nivelit 52 %. Në përgjithësi, vlerësohet se Facebook përdoret nga rreth 835 milionë njerëz, ose 12 % e popullsisë së planetit. Facebook më së shumti përdoret në Amerikën Veriore, ku 50 % e njerëzve kanë një llogari në Facebook