10 Llojet e ushqimit qe mund t`ju semurin

10 Llojet e ushqimit qe mund t`ju semurin
Stina e veres dhe temperaturat e larta qe e shoqerojne ate, shtojne rastet e helmimeve nga ushqimet. Pasojat jane dehidratimi deri ne toksikacione te shkalles se rende, shpesh teper serioze per jeten e njerezve. E vetmja menyre per te parandaluar helmimet ushqimore eshte zbatimi i rregullave higjienike dhe teknologjike ne pergatitjen e ushqimeve. Mbrojtja me e rendesishme eshte higjiena vetjake. Perveç higjienes, duke e ditur se cilat ushqime jane potencialisht te rrezikshme mund te anashkaloni rrezikun.

Ushqimi mund te rikontaminohet nese pas gatimit lihet te ftohet per nje kohe te gjate sidomos ne periudhen e veres. Por nuk duhet te mendohet se ushqimi i futur ne kohe ne frigorifer nuk kontaminohet dhe nuk shkakton helmim. Duhet te tregohet mjaft kujdes ne restorante, fast-food-e dhe ne konsumimin apo pergatitjen e prodhimeve te deti.

Qendra per Shkencat ne Interes te Publikut ka nxjerre nje liste te 10 ushqimeve te cilat perbejne rrezik per helmime.

Duhet te jeni te vetedijshem per rrezikun, por jo duke i shmangur totalisht keto lloje ushqimesh. "Ato jane kudo dhe jane pjese e nje diete te shendetshme", deklaron Qendra per Shkencat ne Interes te Publikut.

Bimet jeshile

Jane te preferuara per sallate: lakra, spinaqi, lakra jeshile, radhiqe etj. Por qe nga viti 1990, jane regjistruar 13.568 raste te semure nga helmimet prej ketyre bimeve. Kjo ndodh per arsye se jane te ndotura nga plehrat, nga kimikatet e marra nga uji ose nga moslarja mire apo pergatitja me duar te palara. Per te shmangur marrjen e semundjeve, lajini mire produktet dhe parandaloni kontaminimin, pasi llojet e ushqimeve te tjera ne kuzhine mund te perhapin baktere. Gjithashtu duhet te perdoren borde te veçanta per prerjen e tyre.

Peshk Ton

Shume njerez e dine se peshku eshte shume i mire per shendetin e tyre. por nuk mendojne se ka raste qe peshku mund te demtoje, sidomos ne vere kur temperaturat jane te larta. Peshku Ton mund te jete i ndotur nga skombrotoksina, e cila shkakton temperature, dhimbje koke dhe barku. Nese eshte i ruajtur mbi 60 grade, pra te rikontaminohet pasi eshte peshkuar, mund te nxjerre toksinen qe permban, e cila nuk mund te shkaterrohet nga gatimi. Ky lloj peshku ka shkatuar mbi 268 helmime qe nga viti 1990.

Midhjet delikate

Ne qofte se uji ku ato ushqehen eshte i ndotur, midhjet permbajne shume mikrobe te demshme per organizmin. Permbajne viruse te quajtur norovirus dhe vibro-volnifikues te cilet shkaktojne te perziera, te vjella dhe diarre. Ato sherbehen te gjalla ose te gatuara.

Patatet

Patatet e gatuara si duhet nuk ka gjasa te shkaktojne semundje. Por te gatuara me produkte te tjera, si per shembull mishi, shpesh here mund te jene burim problemesh, pasi ndoten nga mikrobet e llojeve te tjera te ushqimeve. Rreziqet lidhur me kete gatimin e patates jane te ndryshme si per shembull tek bakteri Listeria, e cila mund te gjendet tek ushqimet qe shyoqerojne gatimin. Nje forme e lehte e infeksionit te marre nga Listeria shkakton semundje te renda, sidomos te grate shtatzena.

Djathi

Djathi rrit imuniteit, por edhe te demton. Edhe pse ne restorante eshte shume i perdorur, shumica e njerezve jane semurur prej konsumit te ketij produkti ne shtepi. Djathi mund te jete i ndotur nga baktere te ndryshme si Salmonella apo Listeria, te cilat shkaktojne aborte apo semundje te renda tek femijet e sapo lindur. Per kete arsye mjeket keshillojne qe garte shtatzena te shmangin djathrat e bute.

Akullorja

Te gjithe ne e preferojme akulloren. Por jo rralle here ka ndodhur qe shume persona te semuren prej saj. Nga viti 1990 numerohen 75 raste te shkaktuara nga bakteret qe permbajne perberesit e saj. Shume njerez te cilet e pergatisin vet akulloren ne shtepi, perdorin veze te pakontrolluara, te mbajtura ne ambiente te ngrohta, duke rrezikuar veten.

Domatet

Domatet mund te jene te ndotura nga shume baktere, por ju mund te siguroheni duke i lare, qe bakteret te mos shumohen. Ne vitin 2008 u numeruan 31 raste te semure prej saj. Larja me uje te rrjedhshem apo heqja e lekures para konsumimit do te ishte nje mase parandaluese per semundje.

Lakra e kuqe

Edhe pse eshte nje ushqim i shendetshem per femijet, ajo gjithashtu eshte shume e ndjeshme ndaj ndotjeve bakteriale. Fara e perdorur per te prodhuar laker mund te jete e kontaminuar dhe kushtet ne te cilat rritet mund te nxisin rritjen e baktereve. Mjeket rekomandojme qe te moshuarit, femijet e vegjel dhe ata qe kane sistem te dobet imunitar te mos hane laker te paperpunuar.

Manaferrat, luleshtrydhet

Nje tjeter burim helmimi eshte edhe manaferra, bashke me luleshtrydhet apo mjedra. Ne 1997 ne nje dreke shkollore, shume femije u gjurmuan me Hepatit A, pasi kishin konsumuar luleshtrydhe te ngrira. Helmimet e shkaktuara nga keto fruta shkaktojne diarre te renda, dehidratim te trupit si dhe dhimbje barku.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama