10 Veturat me te shumtuara ne histori

10 Veturat me te shumtuara ne histori
Fakti më i trishtueshëm është se disa prej këtyre katastrofave kanë shërbyer si shembuj për disa vetura shumë të mira si "Ford Scorpio", "Fiat Multipla" dhe "Honda Fuya-Jo". "Russo-Baltique" ishte prodhuesi i parë rus i makinave. Nuk dihet synimi i qartë në treg, pasi krijimet e tij ishin jo vetëm të shëmtuara, por edhe të liga. Me një grilë radiatori, të cilën kritikët e atëhershëm nuk e preferonin aspak, "Edsel" ishte një prej dështimeve më spektakolare në historinë automobilistike amerikane. Më poshtë po japim dhjetë ndër veturat më të shëmtuara në histori.

1. 1912 "Russo-Baltique Type-C": "Russo-Baltique" ishte prodhuesi i parë rus i makinave. Nuk dihet synimi i qartë në treg, pasi krijimet e tij ishin jo vetëm të shëmtuara, por edhe të liga.

2. 1958 - 1960 "Ford Edsel": Me një grilë radiatori, të cilën kritikët e atëhershëm nuk e preferonin aspak, "Edsel" ishte një prej dështimeve më spektakolare në historinë automobilistike amerikane.

3. 1961 - 1978 "Citroen Ami": Motra e llojit më të vogël "2CV", "Ami" nuk e trashëgoi paraqitjen e këndshme të saj. Ajo u shfaq me një parakolp që ngjante sikur ishte goditur drejt e në hundë.

4. 1970 - 1971 "Marcos Mantis": Profili anësor nuk ishte aspak në favor të kësaj makine. "Mantis" tërhiqte vëmendjen e të gjithë atyre që e shikonin, por për arsye se ishte e shëmtuar.

5. 1975 - 1980 "AMC Pacer": Kjo makinë ka fituar një status kult, pasi u shfaq në "Wane‘s World", por "Pacer" ishte në fakt shumë e shëmtuar dhe shumë e etur për statusin e saj si makinë ekonomike.

6. 1998 - 2000 "Fiat Multipla": Falë pasqyrave si kërcell dhe kabinës si mamuth, "Multipla" dukej sikur ishte skicuar për një fëmijë katërvjeçar.

7. 1998 - "Heuliez Pregunta": Merrni një "Lamborghini Diablo", hiqini të gjitha format në vendet e duhura dhe zëvendësojini me forma në vendet e gabuara dhe ajo çka përftoni është "Pregunta".

8. 1999 - "Honda Fuya-Jo": E pajisur me një sistem monstruoz zëri, "Fuya-Jo" ishte një përpjekje për të tërhequr të rinjtë e dhënë pas festave, por shumë shpejt u zhduk.

9. 2002 "Hyundai Santa Fe Mountaineer": Gomat e trasha prej kromi dhe zgjerimet e mëdha edhe mund të falen, por hunda është e pafalshme. Falë Zotit ishte vetëm një koncept.

10. 2004 "Invicta S1": S1 ishte makina e parë në botë që kishte një pjesë fibër karboni dhe dukej sikur ishte shkrirë nga dritat e nxehta.

Nga : Gazeta Shqip

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama