10 Yjet me me influence ne bote sipas Forbes

10 Yjet me me influence ne bote sipas Forbes

Përjashtimet më të mëdha të listës, nga Brad Pitt tek Julia Roberts. Në “top 10” të klasifikimit, 6 prej tyre janë femra

Gjashtë në dhjetë. Një fitore e madhe kjo e femrave në klasifikimi e përvitshëm të Forbes mbi dhjetë yjet më influentë të showbiz. Revista ekonomike që çdo vit bën listën e më të fuqishmëve në bazë të fitimeve, por edhe influencës në mbi rrjetet sociale, mediatizimin, impaktit të strategjive të marketingut dhe shikueshmërisë të personazheve publikë ka nxjerr 10 VIP-at më me peshë në botë, një renditje kjo shumë e rëndësishme për këta personazhe.


Mbretëreshë e padiskutueshme, edhe njëherë është e përjetshmja Oprah Winfrey. Prezantuese televizive, por edhe producente dhe një kolose e vërtetë e konceptit “të bërit opinion” rendit në vendin e parë. Në moshën 59 vjeçare drejton ende perandorinë e ekranit të vogël në SHBA. Pas saj renditet Lady Gaga. Në ‘top ten’ nuk mund të mungonte Beyoncè, por edhe Madonna dhe Taylor Swift. Vendi i dhjetë për Ellen DeGeneres. Zbret në vendin e dymbëdhjetë Jennifer Lopez që vitin e kaluar ushte në Olimpin e VIP-ave, ndërsa Angelina Jolie cilësohet nga Forbes si “aktorja më me influencë në botë”, por fiton “vetëm” 33 milionë dollarë në botë dhe renditet në vendin e 41. Mes “new entry” bie në sy ajo e Jennifer Laërence në vendin e 49-të, aktorja që fitoja çmimin Oskar si aktorja më e mirë. Përjashtimet e mëdha janë Adele, aktorët Brad Pitt dhe Johnny Deep, aktoret Julia Roberts dhe Reese Witherspoon, këngëtari Elton John që këtë vit ka qenë shumë i impenjuar për të bërë rolin e babait.

1. Oprah Winfrey.


Është ajo VIP-i më influent i showbiz. 59 vjeçe, drejtuese televizive, producente e mbi të gjitha mbretëresha e opinionistëve që ka ndërtuar një perandori rreth emrit dhe grintës së saj. Në 12 muajt e fundit Winfrey ka fituar “vetëm” 77 milionë dollarë, “shumë pak” po ta krahasojmë me vitin e kaluar kur ajo në të njëjtën periudhë kishte fituar 165 milionë dollarë. Medalja e artë i takon sidomos për intervistën që i bëri ish kampionit të çiklizmit Lance Armstrong, që pranoi në një emision live televiziv që ishte i dozuar. Për Winfrey është hera e pestë që fiton kreun e klasifikimit.

2. Lady Gaga


Pavarësisht dëmtimit që e ka mbajtur larg skenave, zonjusha Germanotta vitin e fundit e ka fituar 80 milionë dollarë.

3. Steven Spielberg


Pas suksesit me filmin “Lincoln” regjisori merr vendin e tretë të podit. Për atë në vitin e fundit edhe firma mbi shtatë spote publicitare që bënë që të rritej edhe më shumë llogaria e tij e majme në bankë.

4. Beyoncè


Ka fituar tetë milionë dollarë në turin e saj botëror, nëse këtyre u shtojmë edhe paratë e mbledhura (për shikueshmërinë) gjatë perfomancës në SuperBowl dhe spotin për Pepsi-n për zonjushën Carter (që e lë bashkëshortin e saj Jay-Z mjaft vende më poshtë) është një vend i katërt i merituar.

5. Madonna


Pas dy vitesh mungesë rikthehet në klasifikim edhe Maddona. Ish vajza materialiste në 12 muajt e fundit ka shtuar në llogarinë e saj bankare 125 milionë dollarë.

6. Taylor Swift


Në Europë emri i saj nuk njihet shumë, por përtej oqeanit është një VIP shumë e famshme. Mbretëresha e muzikës country është 23 vjeçe dhe është për herë të pesë në klasifikimin e Forbes. Albumi i saj i fundit “Red”, vetëm në javë e parë të shitjeve mblodhi 1.2 milionë dollarë.

7. Jon Bon Jovi


Është i palodhshëm Jon Bon Jovi. Rock star nga New Jersey është në krye të klasifikimeve që prej 30 vjetësh dhe vazhdon të mbushë plot stadiumet. Turi i tij në fundit në SHBA bëri që ai të fitonte 3 milionë dollarë nata.

8. Roger Federer.


Është i vetmi sportist në top ten. Kampioni i tenisit pas zhgënjimeve të fundit në tokën e kuqe mund të ngushëllohet duke menduar për 40 milion dollarët që merr çdo vit falë sponsorëve.

9. Justin Bieber


Nuk mund të mungonte zogthi i vogël nga veza e artë e muzikës që dhe këtë vit është në top ten. Ai është më i riu në listën e top 100.

10. Ellen DeGeneres


Mbyll top ten një tjetër femër, aktorja Ellen DeGeneres që këtë vit ka fituar edhe një çmim Emmy


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama