10 arsye pse Aleksandri i Madh ishte i madh

10 arsye pse Aleksandri i Madh ishte i madh
Aleksandri III, (356-323 para Krishtit), mbreti i Maqedonisë, pas pushtimit të Greqisë nga babai i tij, Filipi II, e shndërroi atë në perandori duke u zgjeruar nga Ballkani në lumin Nil dhe në Himalaje, duke gjunjëzuar me dhjetëra miliona njerëzish përgjatë rrugës. Ashtu si Napoleoni, Aleksandri ishte disi i shkurtër, biond dhe një çehre të kuqërremtë dhe sipas historianëve, ishte një sy të zi si nata dhe një tjetër blu si qielli.

1. Është stërvitur në filozofi nga Aristoteli. Sa prej liderëve të historisë pohojnë se kanë pasur tutor një prej filozofëve më të mëdhenj? Prej të gjithë intelektualëve prestigjiozë të Akademisë së Athinës, babai i Aleksandrit zgjodhi Aristotelin 384-322 para Krishtit si instruktorin e djalit 13-vjeçar. Aristotelit, i cili kishte qenë student i Platonit, iu ofrua një shumë e mirë për të lëvizur në qytetin e Miezas, thellë në Maqedoni. Në tempullin e Nimfit ai mësoi gjeografi, zoologji, politikë dhe mjekësi.

2. I vuri emrin kalit Bucefalus. Filipi bleu një kalë me emrin Bucefalus për 13 talenta (1 talent=27 kg ar), por kafsha e inatosur kishte frikë dhe nga hija e vet. Aleksandri vuri bast me të atin se do të hipte mbi kalin e rrezikshëm. Ai e ktheu Bucefalusin drejt diellit, në mënyrë që hija t'i binte prapa dhe u ngjit mbi të. Atëherë babai i tha: "Biri im, duhet të gjesh një mbretëri po aq të madhe sa ambiciet e tua. Maqedonia është e vogël për ty". Kali i mbeti besnik deri në vdekje, në Pakistanin e tanishëm.

3. E mori fronin e babait pa mëshirë. Babai i Aleksandrit u godit me thikë nga truprojat në vitin 336 para Krishtit, në një banket dasme. Disa mendojnë se Aleksandri fshihej pas vrasjes, madje detyroi Olimpian të vrasë beben e Filipit nga gruaja e fundit. Aleksandri shiti si skllevër 30 mijë banorë.

4. Perfeksionoi stilin ushtarak maqedonas, falangën. I zhvilluar nga Filipi, falanga ishte një formacion i ngushtë ushtarësh, që me taktikën e tyre ishin të pathyeshëm.

5. Kaloi ngushticën Hellespont. Pasi solidifikoi sundimin në Maqedoni dhe Greqi, Aleksandri hodhi vështrimin nga Azia dhe Perandoria Perse, që drejtohej nga Darius III. Me 60 anije, ai kali Hellespont-in, një ngushticë që ndan Evropën me Azinë, që tani quhet Dadanelles, në vitin 334 para Krishtit. Kur zbriti në breg, nguli shpatën në rërë dhe i deklaroi ato toka të tijat. Vizita e parë ishte për turizëm, në Trojë, pasi mbante nën jastëk Iliadën e Homerit.

6. Zgjidhi nyjën Gordion. Sipas legjendës, Phrygian-ët, që jetonin në Turqinë qendrore të sotme, ishin thënë nga orakulli të bënin mbret njeriun e parë që do të shkonte në qytet me një qerre. Siç e donte fati, ky burrë ishte Gordius, një fshatar i varfër. Pas kurorëzimit, Gordiusi ia dedikoi qerren Zeusit dhe e lidhi në një shtyllë jashtë tempullit me lëvore thane që forcohej me kohën. Thuhej që kushdo që zgjidhte nyjën do të pushtonte Azinë. Aleksandrit nuk e la t'i shpëtonte një mundësi e tillë, por në pamundësi ta zgjidhte, e preu me shpatë nga inati. Që prej asaj dite, nyja Gordon është sinonim i një problemi të vështirë që kërkon një zgjidhje origjinale.

7. Thjesht hyjnor, biri i deklaruar i perëndive. Pasi mundi persianët në betejën e Isusit, Aleksandri vendosi të hyjë në Egjipt, që ishte nën sundimin pers prej 200 vitesh. Egjiptianët i urrenin persianët për taksat e rënda dhe jotelarancën fetare. Ata e vajosën me kënaqësi Aleksandrin si faraon, duke nxitur një shkëmbim kulturor mes Greqisë dhe Egjiptit që zgjati 3 qind vjet. Në tempullin e Zeusit në Egjipt, priftërinjtë i thanë se ishte djali i Zeusit, gjë të cilën pavarësisht në e besonte apo jo, e përdori për avantazhin e tij.

8. Themeloi Aleksandrinë. Përveç ngritjes së qyteteve, Aleksandri themeloi 20 të reja, duke i vënë emrin e tij. Më jetëgjata është Aleksandria në bregun e deltës së Nilit.

9. Mposhti persianët. Prej më pak se një viti në Egjipt, Aleksandri vendosi të ndjekë perandorin pers, Darius III. Me një ushtri prej 47 mijë forcash përballë 200 mijë ushtarëve të Dariusit, Aleksandri ndau forcat perse. Dariusi shpëtoi me kalë, por u vra më vonë nga një prej burrave të tij.

10. E zgjeroi perandorinë në Indi. Vizioni i tij në Azi përfundoi në pjesën tjetër të Indisë. Duke dashur të pushtojë kontinentin, ai i bindi ushtarët të marshonin në lindje. Malet i lodhën burrat e tij. Shpejt e kuptoi se Azia ishte më e madhe nga ç'e kish imagjinuar. Atëherë mblodhi ushtrinë e tij dhe u kthye, por nga një tjetër rrugë dhe ky ishte gabimi i Aleksandrit. 15 mijë burra vdiqën nga uria dhe nxehtësia në shkretëtirën Gedrosan, më shumë nga ç'humbi në betejë. Udhëtimi bëri të vetën dhe në shëndetin e Aleksandrit. Në një banket në Babiloni, ai piu shumë dhe u sëmur, me siguri për shkak të malaries. Vdiq disa ditë më vonë në moshën 33-vjeçare.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama