10 arsyet klasike pse krahinizmi dhe racizmi jane demode ne kete vend
- Botuar: 14 vite më parë
- Shkruar nga:
Imagjinoni sikur krerët e futbollit të klubit romanez Lazio janë duke biseduar për merkaton e futbollistëve. Në debat e sipër lakohet emri i futbollostit kosovar të Galatasaray Lorik Cana dhe shuma e parave që kërkon për ta shitur klubi turk.
Presidenti lacian Claudio Lotito vendos që ta blejnë kosovarin ndërsa drejtori teknik shqiptari Igli Tare refuzon.
Arsyeja: Lorik Cana është kosovar! Tare është lindur e rritur në Tiranë por tepelenas me origjinë.
-Pse? pyet Lotito.
Tare përgjigjet:- Në Shqipëri nuk i duan kosovarët!!!
Në fakt në Shqipëri nuk i duan dhe etiketojnë edhe çamët, romët, jevgjit,arumunët, skraparllinjtë, malokët, lebërit,ortodoksët, dibranët dhe kavajasit, tiranasit dhe elbasanasit. Nuk ka krahinë a individ pa i ngjitur një damkë…po kë duan shqiptarët, në fakt kush jemi dhe pse ky lloj patetizmi histerik ndaj njëri-tjetrit?
Përgjigjia është e saktë dhe konçize:
Jemi një vend me mal dhe det, me lumenj dhe liqene, me lisa dhe trëndafila, me egërsi bjeshkësh dhe butësi pjeshkësh, me ujqër të frikshëm dhe qingja manarë, me suferinë malsie dhe jod jonian. Natyra ka stimuluar relievin në këtë mënyrë për ta dashur më shumë veten. Njerëzia si pasqyrë e natyrës dhe si pjesë e saj në dukje nuk ka harmoni mes veti por nga brenda vlojnë. Ditën vrasim e presim por natën prekemi e puthemi si të marrosur. Nuk duam të nxjerrim në pazar ç’ka ndjejmë organikisht por ama kur lindim, martohemi e vdesim mblidhemi me kuç e maç për të gëzuar e vajtuar së bashku. Erdhën e shkuan në dhe nga ky vend romakë e sllavë, grekë e italianë, austrohungarezë e osmanllinj, na tradhëtuan paksa racën stërgjyshet tona por gjuhën dhe traditat i ruajtëm. Të shkurtër a të gjatë, të bukur a të shëmtuar, natyralë a synetë, biseksualë apo aseksualë, me apo pa para, leshatorë a qose, pronarë a lypësa kjo racë (pra imja dhe juaja) ka një vitalitet dhe energji që e shpalos vonë por ama…duhet të bëjë kujdes çdo kush.
Pavarësisht se historikisht kanë dashur të na ndajnë e armiqësojnë jug e veri por deri tani kemi mbijetuar fuqishëm. Serbë e grekë, Jozefinër dhe Berishër, zogistë dhe enveristë janë tashmë si stenda muzeumi ku shikojmë përpjekjet e dështuara të përçarjes. Vermoshi, Frashëri, Valbona, Himara, Voskopoja, Shkodra, Berati mbeten aty ku janë. Me pakicë por kjo Shqipëri ka lindur historikisht mendje të bukura dhe shpirtfisnikër të cilët nëse janë të vdekur a të gjallë porosinë e të madhit Zot e bënë relaitet:
“Se kombet shuhen përmbi dhe por Shqipëria do të rrojë!”
Thjesht ky klasifikim është ideja dhe vullneti im. Mirëpres çdo sygjerim dhe koment. Por faktet, ngjarjet dhe individët që u kam sugjeruar për këtë fundjavë janë kokëforta. Këtu poshtë do të gjeni veçse idilin e bashkimit, ndarja më duket bajate. Vemi nga vemi por përsëri nuk i ndahemi dot njëri-tjetrit. Sepse duhemi marrëzisht ndaj duhemi. Dashurinë jug-veri e kemi të pa legalizuar por nejse funksionon. Të fala Shaban Memisë :) !
1./ ILIRIA versus EPIR
Iliria dhe Epiri, toka klasike dhe vatra e një populli tepër të lashtë. Që në muzgun e kohërave, në gadishullin ballkanik endeshin pellazgët të mbuluar me një vel misteri. Mitologjia thotë se ata ishin “njerëzit e parë”. Bile helenët, të cilët në mënyrë të padiskutueshme i konsideronin pellazgët më të vjetër se veten, për ta përdornin një epitet të pashlyeshëm “proselinoi” (parahansor), pra më të vjetër se vet Hëna. Kjo figurë e skajshme është tepër unifikuese dhe elokuente për lashtësinë e popullit tonë sesa pëçarëse. Fijet e misterit pellazg ndërthurren në kohëra,gjersa në histori përmenden ilirët. Si një popull kryesor,si një “Hauptvolk”- siç e pat quajtur një nga themeluesit e ilirologjisë L.G.Thunman,ilirët morën pjesë në proceset themelore shoqërore e kulturore,në ngjarjet kryesore politike që përshkruan botën antike të Mesdheut.
Qytetërimi ilir do të mbushte shtratin e historisë së ardhme. Kontrasti me Romën do t’i evidentonte ilirët si popull tribunal të lirisë. Për të nënshtruar trojet ilire Romës iu desh të harxhonte gati gjysmën e kohës me anë të së cilës krijoi tërë perandorinë e saj të përbotëshme.
2./ SKENDERBEU versus ALI PASHE TEPELENA
Duket sikur kopjoj gjysh Sabriun, Sabri Godon me romanet e tij. Por në fakt dy personalitetet legjendare të dy skajeve gjeografikë të Shqipërisë pavarësisht se i shërbyen dhe më pas ndikuan në shkatërrimin e perandorisë osmane janë pjesë e historisë sonë të patjetërsueshme.
Adhurimi për Skënderbeun dhe Ali Pashën ishte e është i përbashkët për shqiptarët e çdo kohe,treve e të cilitdo besimi, rridhte e rrjedh nga një vlerësim laik i këtyre dishepujve që në veprimtarinë e tyre gjithashtu ishin frymëzuar nga qëllime qartësisht patriotike e mëvetësie.
3./ KRISTIANIZEM versus MUSLIMANIZEM
Në Shqipëri dëgjojmë shpesh përqindje besimesh, ose më saktë përqindjet që zënë fetë, pasi jo gjithmonë mund të vihet shenja e barazisë mes besimit dhe fesë. Por, Shqipëria në fakt është një vend ku besimi dhe feja zënë shumë pak vend. Bazuar në anketën më të fundit organizuar nga prestigjozja Gallup Europe në pyetjen se “a ka ndikim feja në jetën tuaj të përditshme?“ rreth 90% e shqiptarëve të anketuar janë përgjigjur negativisht. “Feja nuk ka rëndësi“ dhe se “kombi është mbi të gjitha“ përgjigjet çdo kush në vend. Me përjashtime të vogla në rrethin e Shkodrës kudo festohet e respektohet nëse ka pashkë, bajram,ashure a krishtlindje!
4./ ISMAIL QEMALI versus ISA BOLETINI
Në plan të parë duket sikur ke të bësh me shefin e zgjuar me pushtet e para dhe në krahun tjetër bodyguard-i me muskuj, pistoleta dhe mendjen fyell. Në fakt çfarë e lidhte diplomatin plak vlonjat me trimin e Kosovës. Gjuha, besimi fetar dhe kombi. Plakut i duhej trimëria dhe trimit zgjuarsia dhelpërake labe.
Në ditët e pavarësisë, në krye të përfaqësuesve të Kosovës, u ndodh pak me vonesë përkrah Ismail Qemalit në Vlorë dhe mori pjesë aktive në organizimin e forcave të armatosura për mbrojtjen e Qeverisë së Përkohshme të Vlorës. Më 1913, si anëtar i delegacionit shqiptar, së bashku me Ismail Qemali shkoi në Londër, ku protestoi me forcë kundër vendimit të Fuqive të Mëdha për copëtimin e Shqipërisë. Më vonë Isa Boletini kaloi përsëri në Kosovë, ku organizoi qëndresën popullore kundër pushtuesve të rinj serbo-malazezë. “Unë jam mirë kur asht mirë Shqipnia”-thoshte Isa Boletini duke mos krahinizuar e ndarë asnjë cep.
5./ AHMET ZOGU versus ENVER HOXHA
Një nga veriu e tjetri nga jugu. Një e duan, tjetrin e mallkojnë dhe anasjelltas. Unë po mbyll gojën. Po u rradhis opinionin e të nderuarit Arben Puto. Lexoni çfarë thotë profesori gjirokastrit:
“Shpresoj të shpjegoj që ngritja e kultit të këtyre personazheve që kanë dominuar skenën politike shqiptare, bëhet përmes një ideologjie të caktuar – kjo është më e qartë në rastin e Enver Hoxhës – dhe nëpërmjet një procesi politik të caktuar. Me këtë dua të them që kultet e individit të këtyre dy personazheve mbartin karakteristikat e periudhës historike në të cilën ata kanë jetuar.Kulti i Zogut ka veçori të tjera nga kulti i Enver Hoxhës i cili ka pasur në dispozicion një kohë më të gjatë për ta konsoliduar kultin e tij; Hoxha ka pasur edhe avantazhin që mbrapa tij kishte një parti dhe struktura partiake që ishin të gjithëpranishme në territorin e vendit. Ai ka patur modele ideologjike të cilave u referohej. Zogu nuk i ka pasur këto modele, por është paraqitur më tepër si një burrë shteti, që hodhi themelet e shtetit shqiptar.
Në rastin tonë, kultet e Zogut dhe të Hoxhës i shoh në një proces të lindjes së kombit shqiptar dhe të konsolidimit të tij të mëtejshëm, domethënë në një proces të nacionalizimit të shoqërisë shqiptare. Janë pikërisht këto momentet kur kjo shoqëri fillon dhe kthehet në një komunitet të homogjenizuar, dhe gjithmonë ka nevojë për një lider i cili ta mbajë të lidhur këtë komunitet.Kjo shihet qartë te mënyra se si ngrihet kulti i Zogut. Në tekstin biografik të Kristo Dakos, Ahmet Zogun paraqitet si një njeri që nga një grumbull fisesh krijon një komb dhe pastaj krijon një shtet. Po e tillë paraqitet panorama e komunizmit, ku Enver Hoxha trajtohet edhe ai si shtetar i cili në periudhat e fundit të jetës paraqitet edhe si mendimtar. Hoxha fillon e shkruan për tema si imperializmi dhe revolucioni, superfuqitë.
Pra mendon se ka një dimension intelektual të spikatur. Një gjë tjetër që është te Enver Hoxha dhe mungon te Zogu, është dimensioni i tij ndërkombëtar. Ai paraqitet si lideri botëror i lëvizjes marksiste-leniniste, një lider i një lëvizjeje ideologjike që kapërcen kufijtë e Shqipërisë. Pas izolimit të plotë, pas prishjes me Kinën, Shqipëria bëhet një qendër e partive marksiste-leniniste, në qoftë se i mbani mend, të cilat shikonin te Shqipëria frymëzimin e vërtetë për komunizmin e pastër.
6./ GJERGJ FISHTA versus ISMAIL KADARE
Janë të bukur e të magjishëm që të dy. Nuk janë takuar kurrë fizikisht dhe pavarësisht se kritikë amatorë a cinikë fatkeq kërkojnë ti përplasin këta titanë, dështojnë përherë. I pari përfaqëson Rilindjen fantastike të këtij kombi, i dyti mbajti gjallë themelet e ngjizura të letërsisë sonë dhe ua lartësoi murret e na e ndërtoi kështjellën e përjetshme. Në një republikë ku kultura është prodhuar nga korifenj të magjishëm si Fishta e Kadare e ku menaxhimi bëhet nga Aldo Bumçi po u risjell çfarë shkruan i ndjeri At Zef Pllumit, trashëgimtari i fundit i brezit te Franceskaneve te medhenj.
“Historia jone eshte nje histori llogoret. Sot me i madhi luftetar ne mbrojtje te kultures, identitetit dhe integrimit evropian te shqiptareve eshte Ismail Kadareja e une gjindem krah per krah tij ne ate llogore”
7./ AZEM HAJDARI versus EDI RAMA
Të ishte gjallë tropojani simbol i pluralizmit edhe PD do të ishte më e bukur, edhe parlamenti më kuvendor, edhe demokracia më funksionale,edhe Shkumbini nuk do të ekzistonte në kokat tona. Edhe kur e vranë pavarësisht se e vranë malësorët e tij nderin më të madh ia bëri jugu. E prisnin si hero dhe e lartësuan si hero.
Ndrushe nga paraardhësi kryetar i PS-së Fatos Nano i cili ndrydhi e poshtëroi Shkodër e malësi, opozitari aktual Edi Rama e ngjyrosi edhe hartën e veriuit me rozë. Më shumë prurje të reja në parti, më shumë elektorat, më shumë deputet…më shumë shpresë. Tiranën e bëri vend ku jetojmë të gjithë pavarësisht se dasmat i tërbojmë me çifteli, klarinetë a isopolifoni!
8./ TOP CHANNEL versus KLAN TV
Sepse Dritan Hoxha që vdiq la një perandori mediatike influencuese ndaj media shqiptare sot po shpërthen. I ndajmë pa teklif çdo gjë me thikë dhe pa përgjegjësi kur themi se Topi ecën majtas dhe Klani djathtas. I ngjyrosur me blu të tepëruar Klani nuk mundet të fshijë nga memoria e arkivës së tij kur boss-in verior Aleksandër Frangaj e burgoste për fjalën e lirë një tjetër verior president republike. Te Topi flitet e këndohet në çdo dialekt po kështu edhe te Klani me maratona fantastike këngësh. Agroni që llakoste imitimet e Berishës ka shkuar vërtetë mediatikisht djathtas por kjo nuk i shërben përçarjes dhe mbylljes së gojës. Thjesht çështje biznesi, paraja në mes
9./ IRFAN MUSABELLIU versus ENTON PALUSHI
I pari është një skraparllio-përmetar milioner, botuesi më i madh në vend. Menaxhon televizion,radio,gazeta,website,revista dhe i është larguar disi pavarësisë së lajmit e medias. Ka tre muaj që është në llogoren përkrah kryebashkiakut të vjedhur të Tiranës. Bën edhe zëdhënësin e qeverLSI-së, por paksa i kamufluar.
Enton Palushi është kryeredaktor i gazetës opozitare më me influencë dhe më të klikuar në internet. Ish lektori i gazetarisë, kuksian me origjinë së bashku me botuesin Mero Baze bëjnë punë më produktive sesa 4o deputetë dhe parti opozitare. Kemi një botues jugu që i shërben tropojanit kryeministër dhe një kryeredaktor verior që “po ia nxin jetën” të njëjtit kryeministër. Ka më bukur? Media dhe informimi nuk njohin kufi!!!
10./IGLI TARE versus LORIK CANA
Mos u trembni nga çfarë lexuat në fillim. Janë të dy pjesë e historisë së futbollit shqiptar. Të gjatë, të pasur,të famshëm dhe me influencë të mjaftueshmë për të treguar se mes Kosove e Shqipërie, mes Jugut a Veriut, nga Alpet e deri poshtë në bregdet ky vend prodhon dashuri e repekt. Ndaj kur të dëgjoni përsëri idiotizmat përçarëse që nxjerr Jozefina nga goja ose kur Berisha flet me gjuhë kanuni edhe në mes të Evropë,s merrni pultin e televizorit dhe shikoni më mirë porno te X channel. Masturboni për qejf Duirrës-Prishtinë-Durrës me zërin e tyre në sfond dhe keni për tu relaksuar si me 5 yje!!!