10 atentatet politike qe kane tronditur SHBA-nenga Linkolni tek Gifords

10 atentatet politike qe kane tronditur SHBA-ne,nga Linkolni tek Gifords
Anëtarja e Dhomës Përfaqësuese, Gabriell Gifords, e kaloi mëngjesin e 8 janarit në një vend të pazakonshëm për një ligjvënëse: ajo ishte ulur jashtë një vetëshërbimi të madh në qytetin Takson, në shtetin jugperëndimor Arizona të Shteteve të Bashkuara. Disa minuta pasi kishte përfunduar bisedën e saj me banorët lokalë, si pjesë e një nisme të re të Partisë Demokratike e quajtur “Kongresi në këndin tuaj”, një person i armatosur e kishte shkrepur armën kundër saj në kokë. Ajo mbetet në gjendje kritike. Nga ky sulm u vranë gjashtë persona, disa të tjerë u plagosën, ndërsa Amerika u shokua. Policia e ka arrestuar të armatosurin e dyshuar. Presidenti Obama i ka nderuar viktimat me një minutë heshtje. Më herët ai e ka dënuar këtë sulm. Presidenti Obama dhe Zonja e Parë, Mishell, nderuan viktimat e 8 janarit në Arizona, ku cak i sulmit ishte kongresistja Gabriell Gifords.“Kjo është më tepër se tragjedi për të involvuarit. Është tragjedi për Arizonën dhe tragjedi për vendin tonë në tërësi. Ajo që amerikanët bëjnë në kohën e tragjedisë, është bashkimi dhe mbështetja për njëri-tjetrin”, ka thënë Obama.

Vrasjet e tjera

Shtetet e Bashkuara rrallë ballafaqohen me tragjedi si kjo...Anëtari i fundit i Kongresit ishte vrarë para 30 vjetësh. Ishte 18 nëntori i vitit 1978, kur anëtari i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të SHBA-ve, Leo Rajan, demokrat nga Kalifornia, ishte në mes të udhëtimit të tij për në Guajana, shtet në pjesën veriore të Afrikës së Jugut. Ai dhe stafi i tij po zhvillonin hetime për raportet se kulti amerikan, i quajtur Tempulli i Popullit, fillimisht me prejardhje nga rajoni i distriktit kongresional të Rajanit në San Francisko, ishte rivendosur në këtë hapësirë dhe po i mbante njerëzit kundër vullnetit të tyre. Ai u tha anëtarëve të kultit se ishin të lirë të ktheheshin në Shtetet e Bashkuara së bashku me të. Por, Leo Rajan dhe përcjellësit e tij ishin sulmuar nga anëtarët e Tempullit të Popullit, afër vendit Xhonstaun. Leo Rajan dhe katër persona të tjerë u vranë. Më vonë, më se 900 pjesëtarë të Tempullit të Popullit bënë vetëvrasje masive, në ngjarjen e njohur me emrin "Masakra Xhonstaun".

Vrasja e Bob dhe Xhon Kenedit

Para atentatit kundër zotit Rajan, anëtari i fundit i Kongresit që ishte vrarë në atë kohë, ishte senatori Robert Kenedi, që po synonte nominimin presidencial në Partinë Demokratike, në vitin 1968. Pasi kishte arritur një fitore madhore në Kaliforni, më 6 qershor të vitit 1968, Kenedi mbajti një fjalim të paluhatshëm dhe u vra disa momente më vonë nga Sirhan Sirhan, një palestinezo-amerikan, i cili pati thënë se ishte i motivuar nga zemërimi i tij për politikën e Kenedit ndaj Lindjes së Mesme.

Më tepër se tri dekada para vrasjes së Robert Kenedit, një tjetër senator me ambicie presidenciale, Huej Long, nga Luiziana, ishte vrarë. Atë e kishte vrarë nipi i kundërshtarit të tij të ashpër politik. Xhejms Hinds, që e kishte përfaqësuar Arkanzasin menjëherë pas Luftës Civile Amerikane, ishte vrarë nga një anëtar i Ku Klux Klan, gjatë një ngjarjeje publike në vitin 1868.

Vrasjet e presidentëve

Vrasjet e presidentëve janë më tepër të njohura, e veçanërisht vrasja e ish-presidentit Xhon F. Kenedi, i cili ishte vrarë në Dallas të shtetit Teksas, në nëntor të vitit 1963. Në atë kohë, televizionet e kishin ndërprerë programin e tyre të rregullt për ta dhënë lajmin e vrasjes. Ja se si u bë kjo në rrjetin CBS, kur u ndërpre një program argëtues: “Në Dallas të Teksasit, tri herë u qëllua konvoji i veturave të presidentit Kenedi, në qendër të Dallasit. Raportet e para thonë se presidenti Kenedi është plagosur seriozisht nga këto të shtëna”, pati raportuar CBS, në nëntor të vitit 1963. Vrasja e Xhon Kenedit pati ndikim të gjatë në shumë amerikanë. Njerëzit qanin hapur nëpër rrugë, shkollat ishin mbyllur, ndërsa tubime përkujtimi të menjëhershme ishin mbajtur në shumë qytete. Tre presidentë të tjerë po ashtu janë vrarë: Abraham Linkoln në vitin 1865, Uilliam Mekinli më 1901 dhe Xhejms Garfild në vitin 1881.

Presidentët që u kanë shpëtuar atentateve

Disa presidentë të tjerë u shpëtuan atentateve. Kjo i ka ndodhur dhe ish-presidentit Ronald Reagan, i cili ishte qëlluar në qafë, më 30 mars, 1981, pas vetëm 69 ditësh në presidencë. Zoti Regan i kishte shpëtuar atentatit, edhe pse kishte humbur gjysmën e gjakut të tij. Në vitin 1975, kundër ish-presidentit Gerard Ford ishin ndërmarrë dy sulme me armë gjatë një muaji. Në vitin 1950, dy nacionalistë portorikanë ishin përpjekur të vrisnin presidentin Heri Truman. U shkëmbye zjarr me sigurinë e zotit Truman, por nuk ia dolën ta qëllojnë presidentin

Pse u qëllua Gabriell Gifords

Ajo lexoi amendamentin e parë në foltoren e Dhomës së Përfaqësuesve - përfshirë edhe “të drejtën e njerëzve për t’u mbledhur në mënyrë paqësore” – dhe u nis për në Arizonë, për t’i demonstruar këto fjalë në praktikë. Kur Gabriell Gifords u përpoq të takohej me zgjedhësit e saj në Takson, ajo u përball me një situatë tërësisht të kundërt me idealet kushtetuese. Dhe, për këtë gjë, gati sa nuk pagoi me jetën e saj. Xherd Lougner, njeriu që akuzohet për të shtëna ndaj zonjës Gifords, për vrasjen e një gjykatësi federal dhe të pesë njerëzve të tjerë, duket të jetë një i sëmurë mendor. Postimet e tij paranoike në Internet e vendosin atë përtej kategorisë së zakonshme ideologjike.

Megjithatë, ai më shumë është pjesë e një klithme të gjerë frike, zemërimi dhe jotolerance, që ka prodhuar kërcënime të dhunshme kundër një numri politikanësh dhe ka infektuar rrjedhat politike me imazhe të dhunshme.

Me qasje të lehtë dhe ligjore ndaj një arme gjysmë-automatike – sikur ajo që u përdor në Arizonë, të lëkundurit nga mendja e shëndoshë mund ta kthejnë kërcënimin në ankth. Pranverën e shkuar, zyrtarët e sigurisë në Kongresin amerikan thanë se kërcënimet kundër anëtarëve të Kongresit janë trefishuar dhe të gjitha pothuajse vijnë nga kundërshtarët e reformës shëndetësore.

Një kukull me pamje të përfaqësuesit Frank Kratovil Jr., demokrat nga Merilandi, ishte varur në shtyllat jashtë zyrës së tij. Zyra e zonjës Gifords ishte shkatërruar pas votimit mbi Ligjin e shëndetësisë, mbase nga plumbat. Gjykatësi i vrarë, Xhon Roll, ka marrë qindra telefonata kërcënuese, madje edhe kërcënime me vdekje, sidomos kur lejoi procedimin e rastit kundër një të akuzuari për sulm ndaj 16 meksikanëve, teksa përpiqeshin të kalonin në tokën e tij.

Është e cekët dhe gabim që ky akt i çmendur t’iu mvishet direkt anëtarëve republikanë ose atyre të lëvizjes Tea Party. Por, është legjitime që republikanët dhe përkrahësit e tyre të fortë të mbahen përgjegjës nëpër media për stuhinë e zemërimit që ka prodhuar shumica dërrmuese e këtyre kërcënimeve. Shumë të djathtë kanë përdorur argumentet e ndarjes, duke korrur pushtet politik me demonizimin e emigrantëve. Ata duket se kanë bindur shumë amerikanë se qeverisja nuk është vetëm e gabuar, por edhe armik i popullit. Kjo stuhi ka prekur shumë Arizonën, të cilën shefi i policisë së këtij vendi, Klarenc Dupinik, pas sulmit të së shtunës e përshkroi si “vend të zemërimit, urrejtjes dhe fanatizimit”.
Ligjet për armë në këtë vend janë ndër më të butat. Ato lejojnë madje dhe një njeri me probleme të blejë një pistoletë dhe ta mbajë fshehur, pa ndonjë leje speciale. Tani, kur Arizona ka parë tmerrin e parë të dhunës politike, ajo duhet të udhëheqë popullin me zëra të tolerancës, duke kërkuar fundin e etjeve për gjakderdhje dhe duke vënë nën kontroll instrumentet e saj.“New York Times”

7 mësimet që politikanët duhet të mësojnë nga John Kennedy
Revista Time: Kush ishte në vërtetë presidenti amerikan

Ndihmësit besnikë të John F. Kennedy në Shtëpinë e Bardhë, Kenneth Donnell dhe Dave Powers e titulluan librin e tyre të kujtimeve të vitit 1972, "Johnny, ne pothuajse s?të njohëm fare", pavarësisht faktit se ata shërbyen nën administratën e tij që kur ai ishte një kandidat te kongresi i ri në Boston. Kështu që, nuk është çudi fakti se amerikanët po përpiqen për gjysmë shekulli që prej Presidencës së tij të ndërprerë se kush ishte në të vërtetë John Kennedy.Ndërsa Shtetet e Bashkuara e gjejnë veten sërish në një luftë të pafundme, kësaj radhe kundër terrorit apo mbase kundër vetë frikës, pyetja mbi trashëgiminë që Kennedy la vjen më se e nevojshme. Cila është mënyra e duhur, sipas së cilës Amerika duhet të lundrojë nëpërmjet një botë kur armiqtë duket se janë kudo dhe askund në të njëjtën kohë? Çfarë mund të mësojmë nga mënyra se si Kennedy po përpiqej të ripërcaktonte rolin e SHBA-së në botë dhe ftonte amerikanët të ishin pjesë e këtij ndryshimi? Kush ishte John Fitzgerald Kennedy i vërtetë?Rebusi fillon me Kennedy-n si person, një njeri politikisht kompleks, fjalimet e të cilit shpeshherë përhapnin në ajër shigjeta ashtu si dhe degë ulliri.

Gjatë fjalimit të tij të famshëm inaugurial Kennedy, ndërkohë që u zotua se kombi "do të paguante çdo çmim, do të mbante çdo peshë, të përballej me çdo vështirësi, të mbështeste çdo mik, të kundërshtonte çdo armik për të siguruar mbijetesën dhe suksesin e lirisë", lideri i ri gjithashtu "bëri paqe" me përplasjen e zakonshme sovjetike të kohës së tij dhe ftoi çdo armik që të bashkohej në "synimin e ri për paqe, para se fuqitë e errëta të shkatërrimit të ndërsyera nga shkenca të gllabëronin gjithë njerëzimin".Djaloshi John Kennedy kishte një neveri të thellë për luftën, për shkak të eksperiencës së tij dhe të familjes së tij me të. "Çdo lloj lufte është budallallëk", i shkruante ai shtëpisë nga barka e tij në Paqësor gjatë Luftës së Dytë Botërore.

 Lufta shkatërroi sensin e pathyeshmërisë hyjnore të familjes. Vëllai i tij i madh, Joe, vdiq në një shpërthim në Kanalin Anglez, pasi doli vullnetar për një mision të rrezikut të lartë dhe bashkëshorti i motrës së tij të dashur, "Kick" Kennedy, gjithashtu u vra në luftë. Por Kennedy dhe vëllezërit e tij gjithashtu ishin edukuar për të qenë fitues, nga babai i tyre, të mos pranonin asnjëherë humbjen. Dhe kur ai hyri në fushatën presidenciale kundër Richard Nixon, 1960, ai ishte i përgatitur të bënte çdo gjë për të triumfuar.Duke punuar me presidentin e sapozgjedhur të familjes Kennedy në vilën në "Palm Beach" në janar të vitit 1961, shkruesi i fjalimeve Theodore Sorensen, u përpoq të gërshetonte dy anët e J.F.K, kur të dy burrat po përpiqeshin të krijonin fjalimin e inaugurimit të Presidentit.

Duke vështruar pas në kohë, thotë Sorensen sot, fjalia më e rëndësishme e atij fjalimi nuk ishte "Mos pyesni se çfarë vendi juaj mund të bëjë për ju, pyesni se çfarë mund të bëni ju për vendin tuaj". Fjalia më e rëndësishme ishte, "Vetëm kur armët tona të jenë të mjaftueshme përtej dyshimeve, mund të jemi të sigurt përtej dyshimeve se ato mund të përdoren ndonjëherë". Ky mesazh paqeje nëpërmjet forcës "ishte politika e Kennedy-t e thënë shkurt", shprehet Sorensen.Menjëherë pas vrasjes së John F. Kennedy, ai u mbështoll në aventura të pafundme mitesh. Në vitet e mëvonshme, ai ka rënë gjithashtu pre e kundërpërplasjeve revizioniste, i portretizuar në libra dhe media si një princ dekadent që vuri vendin në rrezik me sjelljen e tij moskokëçarëse.

Ndërkohë që jeta private e Kennedy-t sigurisht që nuk do të kalonte pa u vënë re nga vështrimet e hollësishme të publikut sot. Ky interpretim patologjik humb thelbin e historisë së presidencës së tij. Në administratën e John F. Kennedy-t ekzistonte një madhështi heroike që s?kishte të bënte fare me mjegullnajat e Kamelotit. Ishte një presidencë që u ndesh me kohën e saj dhe arriti të gjente një pjesë të madhështisë. Në kulmin e Luftës së Ftohtë, Kennedy gjeti mënyrën për t?u tërhequr nga gremina bërthamore. Nën presione të papërkulshme për të shkuar në luftë, ai zgjodhi paqen. Ai foli me armiqtë e tij; ai njohu limitet e fuqisë amerikane; ai kuptoi se fuqia e vërtetë e këtij vendi rrjedh nga idealet demokratike dhe jo nga anijet ushtarake. Ai vazhdon të jetë një pararendës i kohës së tij.

1. Luftëtari i paqes

Gjatë fjalimit të tij të famshëm inaugurial Kennedy, ndërkohë që u zotua se kombi "do të paguante çdo çmim, do të mbante çdo peshë, të përballej me çdo vështirësi, të mbështeste çdo mik, të kundërshtonte çdo armik për të siguruar mbijetesën dhe suksesin e lirisë", lideri i ri gjithashtu "bëri paqe" me përplasjen e zakonshme sovjetike të kohës së tij dhe ftoi çdo armik që të bashkohej në "synimin e ri për paqe, para se fuqitë e errëta të shkatërrimit të ndërsyera nga shkenca të gllabëronin gjithë njerëzimin".

2. Rruga e kujdesshme drejt të drejtave civile

Historianët kanë tendencën të besojnë se reagimi i John Kennedy-t ndaj të drejtave civile para dhe gjatë presidencës së tij të shkurtër s’ishte asgjë tjetër veç një lloj cinizmi politik. Qëndrimi i ftohtë e John F. Kennedy-t ndaj projektligjit të të drejtave civile të vitit 1957, i cili ishte përpjekja e parë madhore për të avancuar barazinë racore që prej post-Luftës Civile bëri që lideri i të drejtave civile të njerëzve me ngjyrë, Roy Ëilkins të kritikonte publikisht John Kennedy-n duke u shpreshur se ai po “fërkonte bërrylat politikë” me segregacionistët e jugut.

3. Rebusi katolik

Fitorja e John F. Kennedy ndaj Richard Nixon në vitin 1960 erdhi e mbushur me simbole dhe mësime. Ishte triumf i vizionit mbi eksperiencën, i pasurisë mbi varfërinë, lindjes ndaj perëndimit, plejbojit ndaj moralistit. E për arsyen se një katolik mundi për herë të parë një protestant, rezultati çoi në varrosjen e fanatizmit fetar. Kennedy e merrte shumë lehtësisht çështjen e besimit; ai nuk ishte shumë i dhënë pas ritualeve. Ai bëri përpjekje për të ndjekur meshën teksa udhëtonte nëpër vend gjatë fushatës së tij elektorale.

4. Thirrje për veprim

Thirrja gjatë fjalimit të inaugurimit të Kennedy-t, “Mos pyesni çfarë mund të bëjë vendi juaj për ju; pyesni çfarë mund të bëni ju për vendin tuaj”, frymëzoi një brez të tërë në vitet ’60 që transformoi Amerikën me kurajo dhe dedikim. Kjo është një prej trashëgimive më të mëdha që ka lënë pas Kennedy. Prandaj është krijuar një çmim “Courage Award” në emër të librarisë Kennedy që nderon zyrtarët në çdo nivel qeveritar përgjatë spektrit politik ku gjenden, të cilët veprojnë në interes të publikut pa marrë parasysh pasojat e pasurisë dhe fatit të tyre personal.

5. Faktori stil

Çdo president amerikan ka lënë gjurmë në stili amerikan, por asnjë si John Kennedy. Ishte stili i tij ai që i dha formë stilit amerikan të shekullit të 20-të. Kennedy hoqi nga moda kapelet e meshkujve, duke mos mbajtur një të tillë gjatë fjalimit të tij presidencial dhe ktheu xhaketën sportive blu në modë. Një prej faktorëve më interesantë të pamjes së Kennedy-t ishin syzet e diellit, shoqëruar me makinat e hapura lart. Ishte pikërisht lehtësia me të cilën ai vishej që e bënte të dukej interesant dhe i natyrshëm.

6. Pasioni sekret

John Kennedy-t i pëlqente të mbante sekrete, pothuajse aq shumë sa i pëlqente t’i dëgjonte ato. Një prej sekreteve të ruajtura më mirë ka qenë pasioni i tij për lojën e golfit. Gjatë kandidaturës për president në vitin 1960 Kennedy bëri gjithçka ishte e mundur që të mos merrej vesh dashuria e tij për këtë lojë. Kjo për arsye sepse golfi shihej si një lojë e shtresës së lartë e Kennedy vinte për të bërë një ndryshim e nëse amerikanët e merrnin vesh se atij i pëlqente golfi, kjo do e dëmtonte kandidaturën e tij. Për këtë arsye, Kennedy ka luajtur lojën e tij të preferuar gjithnjë në mënyrë sekrete.

7. Vdekja e Kennedy-t

Menjëherë pas vrasjes së John F. Kennedy, ai u mbështoll në aventura të pafundme mitesh. Në vitet e mëvonshme, ai ka rënë gjithashtu pre e kundër-përplasjeve revizioniste, i portretizuar në libra dhe media si një princ dekadent që vuri vendin në rrezik me sjelljen e tij moskokëçarëse. Ndërkohë që jeta private e Kennedy-t sigurisht që nuk do të kalonte pa u vënë re nga vështrimet e hollësishme të publikut sot. Ky interpretim patologjik humb thelbin e historisë së presidencës së tij. Në administratën e John F. Kennedy-t ekzistonte një madhështi heroike që s?kishte të bënte fare me mjegullnajat e Kamelotit.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama