Detajet e dasmave
Kështu, stilistë të famshëm ndjekin personalisht veshjet e secilit pjesëmarrës në ceremoninë e dasmës dhe kuzhinierët që përgatisin darkën speciale, duhet të jenë nga më të mirët në botë. Lulet, kateringu, festa, të gjitha janë super të kushtueshme dhe kanë një staf të tërë që kujdeset për secilën prej tyre. Sipas të dhënave, një martesë klasike amerikane, kushton 200 mijë euro. Por zërat e një buxheti martesor për VIP-at, janë shtuar çuditshëm dhe detajet që mund të tregohen mbi ceremonitë, janë nga më të shumtat. Shumë prej tyre zgjedhin kështjellat e njohura të botës për t’i zhvilluar ato. Kështu këngëtarja Madona, në dasmën e saj me Ashli Xhud, ka përzgjedhur një prej kështjellave të Skocisë. Ndërsa aktori Tom Kruis dhe Keti Holmes janë martuar në Itali, pranë kështjellës Odeskalki të Braçianos.
Dasmat në kështjella
Por përveç kështjellave, të preferuara për martesat e VIP-ave, janë edhe parqet klasike para vilave të mëdha. Kështu, në 2004, akrtortja Tori Spelling është martuar me Çarli Shanian në brendësi të vilës së saj në Beverli Hills. Ndërsa Elton Xhon, do martohej para tre vitesh me Devid Furnish në vilën e Xhon Uindsor ku njerëzit u grumedhe parqet klasive para vilave të mëdha. Kështu, në 2004, akrtortja Tori Spelling është martuar me Çarli Shanian në brendësi të vilës së saj në Beverli Hills. Ndërsa Elton Xhon, do martohej para tre vitesh me Devid Furnish në vilën e Xhon Uindsor ku njerëzit u grumbulluan para një tende të madhe. Sa u përket veshjeve, këngëtarja Madona i ka kërkuar që fustanin e nusërisë, t’ia dizenjonte stilistja Stela Mekartni, vajza e Polit. Ndërsa Tom Kruiz ia ka kërkuar një gjë të tillë, stilistit Xhorxho Armani për bashkëshorten e tij, Keti Holmes.
Fakte interesante për martesat
* Dasma më e shkurtër e një personazhi të njohur është ajo e Britney Spears me Jason Alexandër e cila zgjati 56 orë. Ata të dy kishin qenë miq në shkollë të mesme
* Një prej çifteve të famshme të martuar në moshë të re ka qenë Macaulay Culking (aktori i filmit “I vetëm në shtëpi) me Rachel Minor. Të dy ishin 17 vjeç kur u martuan
* Ceremonia martesore më e madhe është zhvilluar në një dasëm çifute në Jeruzalem në vitin 1993. Në ceremoni ishin të pranishëm rreth 30 mijë persona
* Bishti më i gjatë i fustanit të nusërisë ka qenë në një dasëm në Gjermani. Bishti i fustani kishte një gjatësi marramendëse prej 156 metrash
* Fejesa më e gjatë ndonjëherë ka qenë ajo mes Octavio Guillen dhe Adriana Martinez. Ata kanë qëndruar të fejuar për 67 vite.
* Nusja më e vjetër është Minnie Munro nga Australia e cila u martua në moshën 102 vjeçare. Ajo u martua me një burrë i cili ishte në moshën 82 vjeçare
Paul McCartney dhe Heather Mills
Shpenzimet e dasmës:
3 milionë dollarë
Ish-këngëtari i grupit “Beatles”, Paul McCartney ua martua me modelen Heather Mills në qershor të vitit 2002, në kishën “St. Salvador”, në Irlandë. Nusja u ngjit në altar nën tingujt e këngës “Heather”, që McCartney e kishte shkruar enkas për të. Në ceremoni morën pjesë rreth 300 vetë, ndër të cilët Ringo Starr, Elton John dhe Eric Clapton.
Tom Cruise dhe Katie Holmes
Shpenzimet e dasmës:
2 milionë dollarë
Aktorët, Tom Cruise dhe Katie Holmes u martuan në nëntor të vitit 2006, në Itali. Ceremonia e dasmës u zhvillua në kështjellën e shekullit të 15-të, “Odeschalchi”, në Romë. Të ftuar të famshëm në dasmë ishin Will Smith dhe Jada Pinkett Smith, Jennifer Lopez dhe Marc Anthony, si dhe David dhe Victoria Beckham. Holmes veshi një fustan ngjyrë fildishi, të stiluar nga Giorgio Armani.
Christina Aguilera dhe Jordan Bratman
Shpenzimet e dasmës:
2 milionë dollarë
Ylli i muzikës pop, Christina Aguilera u martua me ekzekutivin e muzikës, Jordan Bratman, në nëntor të vitit 2005 në vreshtat e famshme në Napa Valley, Kaliforni. Aguilera veshi një fustan të stiluar nga Christian Lacroix, përpara se ta ndërronte me një fustan të shkurtër sateni. Në ceremoni ishin 150 të ftuar, e ndër to dhe Sharon Stone.
Nicole Kidman dhe Keith Urban
Shpenzimet e dasmës:
250 mijë dollarë
Aktorja Nicole Kidman dhe këngëtari i muzikës kauntri, Keith Urban u martuan në qershor të vitit 2006 në Sidnei, Australi. Katedralja, ku u zhvillua ceremonia u dekorua me qindra qirinj dhe lule të kuqe. Ndër 200 të ftuarit ishin të pranishëm Naomi Watts, Russel Crow, Hugh Jackman dhe miliarderi Rupert Murdoch.
Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones
Shpenzimet e dasmës:
1.5 milionë dollarë
Aktori i famshëm Michael Douglas u martua me Catherine Zeta-Jones, 25 vjet më e re se ai, në nëntor të vitit 2000. Dasma u zhvillua në hotelin e famshëm të Nju Jorkut, “Plaza Hotel”. Të ftuar në dasmë ishin persona të famshëm si Sean Connery, Jack Nicholson dhe Michael Caine. Zeta-Jones veshi një fustan të stiluar nga Christian Lacroix.
David dhe Victoria Beckham
Shpenzimet e dasmës:
800 mijë dollarë
Ylli i futbollit David Beckham u martua me ish-anëtaren e grupit “Spice Girls”, Victoria Adams në Dublin, në korrik të vitit 1999. Ata u shfaqën si mbret dhe mbretëreshë atë natë, të ulur në fronë të gdhendur e në ngjyrë të kuqe. 250 të ftuarit, të cilët u instruktuan që të vishen në ngjyrat bardhë e zi, priteshin nga Elton John.
Tiger Woods dhe Elin Nordegren
Shpenzimet e dasmës:
1.5 milionë dollarë
I madhi i golfit, Tiger Woods u martua me Elin Nordegren në tetor të vitit 2004, në një ceremoni jashtë mase sekrete. Dasma u zhvillua në një plazh privat në Barbados. Woods mori me qira gjithë hotelin dhe kompaninë e vetme të helikopterë në ishull, me qëllim që të siguronte privatësinë e ceremonisë. Në dasmë ishin të ftuar rreth 120 vetë, duke përfshirë këtu dhe basketbollistin e famshëm Michael Jordan.
Madonna dhe Guy Ritchie
Shpenzimet e dasmës:
1.5 milionë dollarë
Mbretëresha e popit, Madona, u martua me regjisorin britanik, Guy Ritchie në dhjetor të vitit 2000 në një kështjellë në Skoci. Çifti prenotoi 21 dhomat e kështjellës, ku u vendosën të ftuarit e nderit, ndër të cilët ishin Gwyneth Paltrow, Rupert Everett, Sting etj. Madona veshi një fustan të stimuluar nga Stella McCartney të shoqëruar me një kurorë me diamante.
Donald Trump dhe Melania Knauss
Shpenzimet e dasmës:
1 milion dollarë
Miliarderi i njohur, u martua me modelen Melania Knauss në janar të vitit 2005, në Majemi. Kanuss veshi një fustan të punuar nga Christian Dior, të përbërë nga 1500 kristale dhe me një bisht rreth pesë metra. Në ceremoninë me 400 të ftuar ishin të pranishëm Rudy Giulianni, Barbara Walters dhe Regis Philbin.
Brad Pitt dhe Jennifer Aniston
Shpenzimet e dasmës:
1 milion dollarë
Edhe pse tashmë ata s’janë më një çift, dasma e tyre në vitin 2000 bëri bujë të madhe në gjithë botën. Dy prej yjeve më të lakmuar të Hollivudit u martuan në një ceremoni në Malibu. Ndër 200 të ftuarit ishin personalitete si Cameron Diaz dhe Halma Hayek, si dhe miqtë e Aniston nga seriali i famshëm “Friends”. Kopshti u zbukurua nga 50 mijë lule.