1. Gatuante shumë torta, Kinë – Një burrë kërkoi divorcin nga e shoqja në Kinë, sepse ishte i lodhur nga tortat që ajo i përgatiste gjithmonë me dashuri. I quajtur Cheng Yu, ai deklaroi në gjykatë se të gjithë ëmbëlsirat, në fillim i kishin pëlqyer shumë, por më vonë ato i ishin neveritur, së bashku me njeriun që i gatuante për të.
2. Ndahen sepse morri vjehrën në muaj mjalti, Itali – Një e sapomartuar italiane vendosi të linte bashkëshortin e saj menjëherë pas dasmës, pasi zbuloi “surprizën” që ai i kishte bërë, marrjen e nënës së tij me vete gjatë muajit të mjaltit.
3. Divorc nëpërmjet sms, Egjipt – Pasi një grua në Kajro nuk i ishte përgjigjur burrit në telefon pas një zënke, ai i kërkoi divorcin me mesazh. Pas tre mesazheve, ata u quajtën të divorcuar nga gjykata. Në bazë të ligjit islamik, nëse një burrë përsërit tre herë se dëshiron të ndahet, atëherë është i divorcuar.
4. 22-vjeçarja nuk përballon ritmet e 88-vjeçarit, SHBA – Nuk është diçka e rrallë që të pasurit të lidhen me vajza të reja, por Kristin Georgi, katër herë më e re se bashkëshorti i saj, nuk mundi të përballte ritmin e 88-vjeçarit, që duhet të udhëtonte me avionin e tij privat për çështje biznesi gjatë të gjithë kohës.
5. Burri nuk mbante të brendshme, Rumani – Një 24-vjeçare rumune kërkoi divorcin nga bashkëshorti i saj pas një viti martese, pasi burri nuk mbante të brendshme. Në fillim, ky fakt nuk përbënte problem për vajzën, por problemet lindën kur gratë e tjera, pasi mësuan sekretin e burrit, e shihnin ndryshe në fshatin ku ata jetonin.
6. Kryente nevojat në tenxhere, Nigeri – Një grua nigeriane kërkoi ndarjen nga burri i saj, pasi ky i fundit, një pijanec, kryente vazhdimisht nevojat e tij personale në tiganë, tenxhere dhe piata. Sipas saj, nuk i krijonte problem pija, por fakti që ishte ajo njeriu që duhet të lante enët.
7. Humb gruan në poker, Rusi – Andrei Karpov, një banor i qytetit të Murmanskut në Rusi, kur humbi të gjithë paratë në poker, i ofroi lojtarëve të tjerë gruan, të cilën e humbi gjithashtu. Kundërshtari kërkoi çmimin e tij, por gruaja refuzoi të plotësonte detyrimet e bastit të humbur. Kështu, ajo i kërkoi divorcin burrit, pavarësisht lutjeve të tij për t’a nxjerrë nga boxhet.
8. Gruaja shumë e dhënë pas seksit, Gjermani – Një burrë me origjinë turke, banues në Gjermani, u bë gazi i gjykatës kur argumentoi kërkesën e tij për divorc me faktin që gruaja kërkonte vazhdimisht të provonte gjëra të reja në shtrat dhe e detyronte të kryenin seks çdo ditë. Përpara se të ndaheshin, ai u arratis nga shtëpia, për të gjetur pak paqe.
9. Zbulon tradhëtinë në playstation, SHBA – Një ushtar amerikan zbuloi tradhëtinë e gruas pasi erdhi nga Iraku, pas një loje në playstation. Ai pa se midis emrave të familjarëve, në tabelën e atyre që kishin arritur më shumë pikë në lojë, ishte edhe emri i një burri të panjohur. Për çudi, ai luante vetëm gjatë darkave.
10. Divorc dhe rimartesë pas 57-vitesh, Britani – Dy të moshuar, Leslie dhe Elsie, u martuan në vitin 1941, por u ndanë pas 13 vitesh bashkë, pasi grindeshin shpesh. Pranë 90-vjetorit, ata vendosën të martoheshin në muajt e parë të këtij viti. Të rikthyer bashkë pas 57-vjetësh, të dashuruarit pretendojnë se janë shumë më të qetë e të lidhur tani se sa në martesën e tyre të parë.